Nga sot hyn në fuqi "gjoba" e ashpër ndaj bizneseve që bëjnë evazion

Nga sot hyn në fuqi “gjoba” e ashpër ndaj bizneseve që bëjnë evazion


Duke filluar nga dita e enjte bizneset që do të kapen në shkelje me ligjin do të përballen me gjoba deri në 10 herë më të larta. Pas publikimit në Fletoren Zyrtare të ndryshimeve në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” në datën 12 nëntor hyn në fuqi zyrtarisht zbatimi i tyre.

10 milionë lekë dhe rivlerësim të të ardhurave për një periudhë 6-mujore është gjoba për bizneset që shesin mallra me shumicë pa faturë tatimore. Me 500 mijë lekë gjobitet biznesi i vogël nëse nuk lëshon kupon tatimor.

Kush nuk deklaron pagën reale të punonjësve do të përballet me gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal, në rast se konstatohet për herë të dytë shkelja. Me 500 mijë lekë gjobiten ata biznese që nuk deklarojnë adresën dhe nuk afishojnë çmimet e mallrave.

Qytetarëve që nuk marrin kupon apo faturë tatimore për mallin e blerë, nga dita e enjte, u lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar. Që do të thotë edhe nesë ke bërë një porosi me telefon apo në mënyrë tjetër, kur shkon dhe gjen gati mallin për të cilin ke porositur, nëse nuk të jepet kupon apo faturë ke të drejtë të largohesh pa ia blerë. Me ligjin e ri bëhet konfiskim deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime të papaguara tatimore.

Të gjithë tatimpaguesit që bëjnë vetëdeklarim të mallit që kanë gjendje pa dokumente tatimore brenda datës 31.12.2015, do të përjashtohen nga penalitetet, nëse kjo bëhet para se inspektorët tatimorë të konstatojnë shkeljet.

Me ndryshimet e sjella në ligj nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, pikat e shumicës nuk do lejohet të shesin tek individët. Pavarësisht kundërshtimeve nga bizneset, ashpërsimet e gjobave në ligjin “Për procedurat tatimore” erdhën në kuadër të aksionit të nisur kundër informalitetit.

/Klan Tv/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0