Nga panelet diellore te subvencionet, prezantohet plani kundër varfërisë energjetike - Business Magazine Albania

Nga panelet diellore te subvencionet, prezantohet plani kundër varfërisë energjetike

Konfindustria

Qeveria synon të aplikojë një sërë masash mbështetëse për familjarët të parashikuara në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave që përpos ndikimit në kursim vijnë edhe me tregues më të ulët të varfërisë energjetike.

Në dokumentin e nxjerrë tashmë për konsultim pranohet se janë një sërë masash afatshkurtra që po ndërmerren për të mbështetur konsumatorët vulnerabël, duke synuar konkretisht familjet me të ardhura të ulëta.

“Masat përqendrohen në grupet më vulnerabël, siç janë personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe individët me të ardhura të ulëta, bazuar në ndihmën shtetërore që vlerësohet çdo vit të jetë e barabartë me rreth 25 milionë Euro” thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon një seri masash që mund të aplikohen për të përmirësuar me tej situatën.

Së pari program Afatgjatë për Mitigimin e Varfërisë Energjetike: Do të jetë e rëndësishme të miratohet një program formal që kombinon mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë me masat e eficences së energjisë dhe zgjidhjet strukturore për të zvogëluar varfërinë energjetike në planin afatgjatë.

Së dyti analiza e mësipërme tregon përmirësimet e rëndësishme në EE-në e ndërtesave të banimit, veçanërisht ato që mbështeten në zarfin mbështjellës te ndërtesave dhe sistemet jo-eficente të ngrohjes, do të ndihmonin në uljen e kërkesës së përgjithshme për energji, kostove, uljen e EPL-së, dhe do të sillnin kursime energjie, dhe ulje të gazeve me efekt sere.

Së treti subvencionimi i Zëvendësimit të Pajisjeve: Familjet në nevojë shpesh përdorin pajisje të vjetra dhe joeficente. Një skemë për të zëvendësuar këto pajisje mund të çojë në një përdorim më eficent të energjisë dhe të ulë faturat. MIE dhe AEE kanë zbatuar programin e parë me 2000 sisteme diellore për ujë të ngrohtë që mbështesin familjet ne banesa dhe po planifikojnë programe të tjera për vitet 2025-2027.

Së katërti këshilla dhe Edukim për Energjinë: Ofrimi i auditimeve të energjisë me kosto të ulët dhe këshillave për kursimin e energjisë mund të ndihmojë konsumatorët vulnerabël të zvogëlojnë konsumin dhe të përmirësojnë eficencen në shtëpitë e tyre.

MIE dhe AEE kanë kryer projektin “Së bashku për Efiçencën e Energjisë” me të 61 bashkitë e Shqipërisë, duke paraqitur masat e thjeshta praktike që duhen ndërmarrë nga banesat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bashkitë për përmirësimin e EE-së gjatë viteve 2023-2024.

Së pesti mbështetje Financiare Direkte: Masat financiare ekzistuese duhet të vazhdojnë dhe duhet të rriten me 10% për të mbuluar inflacionin përkatës të viteve të fundit dhe ato duhet të synojnë vetëm grupet më të cenueshme nga ana sociale.

Së gjashti këshilla dhe Masa EE me Kosto të Ulët: Zbatimi i masave të thjeshta dhe me kosto të ulët për eficencen e energjisë, siç janë izolimi, mbrojtja nga rrymat e ajrit, ose kalimi në llamba EE, mund ta zvogëlojë ndjeshëm kërkesën për energji në familjet vulnerabël. Duhet të promovohen fushata edukative dhe auditime të energjisë me kosto të ulët për të ndihmuar familjet të identifikojnë dhe miratojnë këto masa.

Së shtati mbështetje për Energjinë e Rinovueshme: Inkurajimi i përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme mund të ndihmojë në zbutjen e varfërisë energjetike, duke kontribuar njëkohësisht në qëndrueshmërinë mjedisore. Masat e propozuara në këtë drejtim do të përfshijnë: Stimuj për instalimin e paneleve fotovoltaike për të ndihmuar familjet të gjenerojnë energjinë e tyre elektrike dhe të zvogëlojnë varësinë nga rrjeti kombëtar; dhe stimuj për instalimin e kolektorëve diellorë termikë për të siguruar një burim të qëndrueshëm të ujit te ngrohte, duke zvogëluar nevojën për burime të tjera energjie.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0