Nga krimi te komuniteti, AAPSK hap thirrjen për pasuritë e sekuestruara - Business Magazine Albania

Nga krimi te komuniteti, AAPSK hap thirrjen për pasuritë e sekuestruara

Pasuritë e sekuestruara nga aktivitetet kriminale pritet të marrin një rol të ri si mjete për zhvillim social dhe përfshirje komunitare. Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka hapur një thirrje publike për paraqitjen e projekt-ideve që synojnë ripërdorimin social të pasurive që ndodhen aktualisht në administrim të saj.Kjo nismë synon të kthejë pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme në hapësira me vlerë për shtresat në nevojë, viktimat e krimit të organizuar dhe komunitetet e margjinalizuara, përfshirë fëmijët dhe të rinjtë. Sipas AAPSK, synimi është të identifikohen ide kreative, të zbatueshme dhe me ndikim konkret në terren, që më pas mund të marrin formën e projekteve të qëndrueshme dhe afatgjata.

Projektet që do të përzgjidhen do të mbështeten nga Agjencia, e cila do të ofrojë ndërmjetësim me donatorë dhe fondacione të angazhuara në drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve në Shqipëri.

Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për një spektër të gjerë aktorësh, përfshirë:

-Institucione publike në nivel qendror apo lokal;

-Organizata të shoqërisë civile që ndihmojnë viktimat e krimit të organizuar dhe trafikimit;

-OJF që veprojnë në fushën e rehabilitimit të shtresave vulnerabël, përdoruesve të substancave narkotike apo viktimave të trafikimit, të cilat kanë një përvojë aktive së paku tre vjet në këto fusha.

-AAPSK e cilëson këtë thirrje si një mundësi për të gjithë ata që kanë një ide me vizion të qartë se si një pronë e konfiskuar mund të transformohet në shërbim të interesit publik.

Lexo edhe: Kapitali në ikje, 1.57 mld euro të investuara jashtë

Si mund të aplikohet?
Të interesuarit duhet të paraqesin projekt-idetë pranë AAPSK brenda 20 ditëve nga data e publikimit të thirrjes. Dokumentacioni duhet të përfshijë:

-Përshkrimin e idesë dhe qëllimin e saj;

-Objektivat dhe grupin përfitues;

-Formën e propozuar të përdorimit të pronës;

-Afatet për zbatim;

-Kapacitetet organizative të aplikuesit dhe partnerët e mundshëm.

Edhe pse propozimet mund të jenë të thjeshta në përmbajtje, ato duhet të dëshmojnë qartë ndikimin e pritshëm dhe mënyrën se si prona e konfiskuar mund të kthehet në një vlerë konkrete për komunitetin.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së thirrjes, AAPSK do të ofrojë mbështetje dhe orientim për të gjithë aplikuesit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0