Nga kamariere në Los Angeles tek sipërmarrëse milionere - Business Magazine Albania

Nga kamariere në Los Angeles tek sipërmarrëse milionere

Laura Anderson është një shembull që çdo kush mund ta ndryshojë jetën e tij. Rrëfimi i saj ka bërë bujë sidomos në TikTok, duke frymëzuar mijëra njerëz që kërkojnë të dalin nga rutina dhe të ndërtojnë diçka të madhe.

Laura hoqi dorë nga universiteti në semestrin e parë. Pastaj punoi si kameriere, më pas mbushte raftet në një dyqan, dhe më në fund u shkarkua.

Por ajo nuk u dorëzua, ajo u bë milionere, dhe e gjitha nisi me një vendim të thjeshtë, të mos pranojë një të ardhme që nuk i jepte lirinë që donte.

Përpjekjet e para

Laura u zhvendos në Los Angeles dhe punoi përsëri si kameriere. Shpesh me orë të gjata dhe tips të vogla, ajo kuptoi shpejt se puna e saj nuk do ta çonte askund.

Një natë, pasi mbaroi një tjetër turn të lodhshëm, ajo pa një tweet që i ndryshoi gjithçka:
“Nëse je pa para, mëso një zanat dixhital. Shit atë. Shpëto.”

Pa e ditur saktësisht çfarë nënkuptonte “zanat dixhital”, Laura filloi të mësonte vetë nga videot në YouTube aftësi të reja:

  • Marketing dixhital
  • Copywriting
  • Email marketing
  • Menaxhimi i funnels

Nga një klient tek shumë klientë

Pasi u ndjeu pak e sigurt në aftësitë e saj, Laura filloi të aplikonte për punë freelance në Indeed, Upwork dhe LinkedIn. Klienti i saj i parë e pagoi 2,500$ në muaj, edhe pse ajo nuk kishte përvojë të madhe.

Me kalimin e kohës, Laura mësoi se si të afrohej tek klientët, të mbyllte kontratat dhe të dorëzonte rezultate. Brenda pak muajsh kishte disa klientë dhe fitonte më shumë sesa kur punonte si kameriere.

Muajt me fitime 6-shifrore

Kur filloi të fitonte rreth 30,000$ në muaj, Laura ndërmori një hap të madh, outsourcing dhe automatizim i punëve. Ajo filloi të përdorte freelancerë dhe mjete AI, duke shndërruar 40 orë pune në 10 orë efektive.

Kjo e lejonte të fokusohej tek zgjerimi i biznesit dhe të fitonte muaj me 100,000$ dhe më shumë. Laura e quajti këtë model: 10-Hour Work Month.

Nga sukseset personale tek ndihma për të tjerët

Sot, Laura drejton një agjenci dixhitale fitimprurëse, mban podcast, ka një audiencë të madhe dhe madje ka nënshkruar një kontratë libri me Blackstone Publishing.

Por gjithçka filloi me një vendim të thjeshtë, të ndalonte pritjen që dikush ta shpëtonte dhe të mësonte diçka të vlefshme vetë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0