Nga Eni Muça- Historia e kërkimit në internet ka kaluar nga renditja klasike, e bazuar në fjalë kyçe, te përvojat inteligjente që ofrojnë përgjigje falë AI. Sot, mjete të AI si Google Gemini, ChatGPT dhe Perplexity po ridizajnojnë thelbësisht mënyrën sesi përdoruesit kërkojnë informacion.
Në dy dekadat e fundit, kërkimi në internet ka kaluar nga renditja e thjeshtë e faqeve me fjalë kyçe drejt një përvoje më ndryshe, ku përgjigjet më komplekse vijnë direkt nga AI. Google mbetet dominues, por ky dominim po transformohet nga një fuqi që kontrollon trafikun drejt faqeve në një furnizues informacioni brenda vetë SERP-it(Search Engine Results Page).
Statistikat janë surprizuese në fakt. Në maj të vitit 2024, Google kontrolloi rreth 89.6–90% të tregut global të motorëve të kërkimit, me Bing, Yandex, Yahoo! dhe DuckDuckGo pas tij dhe një vit më vonë dominimi i Google ra nën 90% . Ky ndryshim reflekton një peizazh ku konkurrentët e vegjël, veçanërisht ata që mbështeten në AI, po përfitojnë. Mbi 60% e kërkimeve në Google përfundojnë pa asnjë klikim që çon te një faqe jashtë SERP-it, një fenomen që arrin 77% në nivel mobile . Kjo shkaktohet nga përmbledhjet, të njohura si “AI Overviews”, që ofrojnë informacion të strukturuar e të përqëndruar, pa e lënë përdoruesin të largohet nga Google.
Sipas një raporti të Semrush, në mars të vitit 2025, 13.14% e kërkimeve nxirrnin AI Overview, dyfish ndaj nivelit prej 6.49% dy muaj më parë . Këto përmbledhje synojnë kryesisht kërkime informative, rreth 88.1%, por po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe për kërkime komerciale . Nga ana tjetër, sondazhet tregojnë se 63% e bizneseve vlerësojnë që AI Overviews kanë sjellë përmirësim në trafikun, dukshmërinë ose renditjen e tyre organike. Por të dhënat e trafikut tregojnë se faqet si Business Insider, TripAdvisor dhe HuffPost kanë pësuar rënie dramtike, me humbje trafiku deri në 50% në desktop dhe mobile në tre vitet e fundit .
Lexo edhe:Zuckerberg ‘rrëmben’ tre punonjës të OpenAI mes një gare për talentet e AI-së
Siç vuri në dukje drejtuesi i HubSpot, “Google ka deklaruar se AI Overviews kanë ulur trafikun 20–70%”. Por jo të gjithë e shohin këtë nga këndvështrimi i humbjeve: marka që shfaqen brenda pjesës së AI përmbledhjes mund të përfitojnë besueshmëri më të madhe brenda SERP-it .
Nisur nga kjo arsye, Google ka reaguar duke integruar “AI Mode” në mars 2025, një përpjekje për të rivalizuar chatbotët si ChatGPT , dhe për t’u ofruar përdoruesve një përvojë sa më të unifikuar. Sidoqoftë, diskutimet për kontrollin dhe cilësinë e këtij informacioni po intensifikohen, pasi pseudoinformacioni dhe halucinacionet të AI-së janë raportuar në raste, përfshi këshilla absurde si “glue in pizza sauce” (hidhni ngjitës në salcën e picës). Për marketerët dhe startup-et, ky është një moment kthesë: përmbajtja nuk duhet më të jetë vetëm e optimizuar për renditje, por për t’u bërë pjesë e bisedave që zhvillohen në AI Mode.
Gjithsesi, motori klasik i kërkimit nuk është zhdukur, thjesht po transformohet. Përdoruesit duan përgjigje të shpejta dhe relevante, në moment. Për bizneset shqiptare dhe rajonale, kjo nënkupton:
-
Të ndërtojnë përmbajtje që kapet nga AI Overviews, me strukturë, pyetje‑përgjigje, dhe citime të dokumentuara.
- Të bëhen më të pranishëm në kanalet e AI, chatbot, aplikacione dhe përvojë “interface-first”.
-
Të ruajnë besueshmërinë duke qenë transparencë dhe duke verifikuar burime jo vetëm për SEO, por edhe integritet.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.