Nga emigrante me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes - Business Magazine Albania

Nga emigrante me kamion në Angli, shqiptarja në listën e sipërmarrësve të Forbes

Krissy Cela emigroi drejt Britanisë së Madhe me familjen e saj kur ishte vetëm 14 vjeç në pjesën e pasme të një kamioni. Nuk e dinte as çfarë do të ndodhte, as sesi do të ishte jeta e saj e re. Dhe padyshim, aq më pak mund ta mendonte në ato momente se vite më vonë, emri do t’i shfaqej në listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën nga Forbes.

Kristiana dhe shoku i vet i saj i palestrës ngritën në 2017-tën një biznes: një aplikacion, që më shumë në fokus kishte gratë dhe lidhej me kujdesin e treguar në raport me fitnesin dhe ushqimet, app EvolveYou, të cilit i shtohej dhe linja e veshjeve të saj të palestrës “Oner Active” me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë. Një sukses që zor se mund të kalonte pa rënë në sy. Forbes e thekson në profilin e hartuar për dyshen se aplikacioni në fjalë numëron 80 mijë të regjistruar aktivë në muaj.

Lexo edhe: Kombinimi i aftësive bën fuqinë. Dy vajzat themeluese të kompanisë së kërkim-tregut tregojnë “recetën” e suksesit

Krissy reagoi në rrjetet sociale duke kujtuar historinë e largimit të mundimshëm nga Shqipëria 20 vjet më parë. “Disa nga ju mund ta dinë dhe të tjerë ndoshta jo, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Jam një femër refugjate që emigroi në Britani nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time. Shkela në palester pa pasur si synim që të rrisja një komunitet me 6 milionë gra anembanë botës. Jack dhe unë nisëm aplikacionin EvolveYou me shpresën që të ndihmonim gratë të ndërtojnë fuqi mendore dhe fizike”, thotë ajo.

Kur e nisi rrugëtimin e fitnesit, nuk kishte asnjë njohuri mbi palestrën qe e përshkruan si një lloj terapie për të rivendosur në shina jetën e saj. Këtë rrugëtim e dokumentoi hap pas hapi në Instagram, dhe kur njerëzit ia zbuluan talentin, ishte thjesht çështje kohe që potenciali i saj të kapte majat./ Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0