Nga DOGE te Tesla, Musk rikthehet për të shpëtuar markën nga humbjet - Business Magazine Albania

Nga DOGE te Tesla, Musk rikthehet për të shpëtuar markën nga humbjet

~3 minuta lexim

Pas një periudhe larg drejtimit të përditshëm të Tesla-s, Elon Musk ka sinjalizuar rikthimin e tij aktiv në kompaninë e makinave elektrike, përballë rënies së fitimeve, kërkesës dhe imazhit publik të markës. Të dhënat e tremujorit të parë flasin qartë: Tesla ka gjeneruar 19.33 miliardë dollarë në shitje dhe 409 milionë dollarë në fitim neto — më pak se edhe parashikimet më pesimiste të analistëve. Kërkesa në rënie për automjete elektrike, sipas vetë kompanisë, lidhet edhe me “ndryshimin në ndjeshmërinë politike”, një referencë që s’ka kaluar pa vëmendje.

Në një telefonatë me investitorët, Musk tha se planifikon të zvogëlojë ndjeshëm kohën e tij në DOGE (zyra federale për shkurtime shpenzimesh), një strukturë qeveritare që ai drejton si këshilltar i presidentit Trump. “Muajin tjetër do të kaloj shumë më pak kohë atje”, deklaroi ai, duke shtuar se do të vazhdojë të kontribuojë “një ose dy ditë në javë, për aq kohë sa presidenti dëshiron”

Megjithëse Tesla arriti një marzh bruto prej 16.3% , më mirë se pritshmëritë prej 15.82% , ky tregues është sërish në rënie krahasuar me një vit më parë (17.4%). Rënia me 13% e dorëzimeve gjatë këtij tremujori dhe ulja e çmimeve për të stimuluar shitjet kanë ndikuar ndjeshëm në fitimet.

Lexo edhe: ACT NOW 2025: Një kapitull i ri për Shqipërinë Digjitale

Në këtë sfond sfidues, preferencat e konsumatorëve janë zhvendosur drejt automjeteve hibride më ekonomike. Ndërkohë, pavarësisht të dhënave, aksionet e Tesla-s u rritën me mbi 4% në Wall Street të hënën — një lëvizje që analistët e shpjegojnë më shumë me pritshmëritë për një rikthim të plotë të Musk në drejtimin ekzekutiv sesa me performancën reale të kompanisë.

Por sfidat nuk janë vetëm ekonomike. Sipas një sondazhi të CNBC, një në dy amerikanë ka një opinion negativ për Tesla-n. Ndërkohë, pozicionet politike të djathta të Musk kanë rezultuar të dëmshme për markën në tregje të rëndësishme si Kalifornia dhe Gjermania.

Analisti i njohur Dan Ives ka bërë thirrje që Musk të largohet nga angazhimet qeveritare dhe të fokusohet sërish tërësisht te Tesla. “Është koha që Musk të jetë CEO me kohë të plotë”, shkroi ai në X (ish-Twitter).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0