“Duke filluar nga 10 Maji kompania Transavia do të fluturojë tre herë në javë nga Amsterdami në Tiranë me një kosto të ulët”.
Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një konferencë për mediat me homologun hollandez Bert Koenders, ku ndër të tjera shtoi se kjo nismë do t’i japë një tjetër nxitje turizmit.
Nga ana e tij ministri Koenders u shpreh se Hollanda është investitori i dytë më i fuqishëm në Shqipëri.
Interesi i investitorëve hollandezë është rritur për vendin tonë. Vetëm në vitet e fundit këto investime janë rritur me 30%. Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të mbetet një atraksion i mirë për investimet në fushën e turizmit. Ministri i Jashtëm Hollandez gjatë vizitës së tij në vendin tonë dha dhe një herë mbështetjen që do të japë Hollanda për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Burimi: Entela Barjamaj/SCAN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto