Nga 1 qershori nuk ka qese plastike në treg. Projektligji në komisionet parlamentare e parashikon këtë - Business Magazine Albania

Nga 1 qershori nuk ka qese plastike në treg. Projektligji në komisionet parlamentare e parashikon këtë

qese plastike

Industria e plastikës do të duhet të rishikojë sërish politikat e saj të prodhimit.

Në Komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit të prezantuar dy vite më parë në Kuvend. Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka prezantuar qëndrimet e ministrisë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Sipas saj, do të ketë masa administrative për prodhuesit apo qytetarët që i përdorin ato qeset plastike, duke nisur nga 1 qershori 2022, pasi prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike do të ndalohet”.

Sipas saj, “propozimi bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det mikroplastika”.

Lexo: Ja cilat janë masat dhe rregullat për këtë sezon turistik

Në qëndrimin e tyre përfaqësuesit e opozitës theksuan pasojat ekonomike të kësaj mase tek prodhuesit shqiptarë, dhe të punësuarit e tyre.

Pengesat që hasën ndryshimet, frenuan miratimin e projektiligjit deri më tani, ndërsa nuk duket i lehtë kalimi i tij edhe kësaj radhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0