Nga 1 marsi Shqipëria rrit rrogat dhe pensionet - Business Magazine Albania

Nga 1 marsi Shqipëria rrit rrogat dhe pensionet


100 milionë dollarë është buxheti që i është rezervuar rritjes së pagave për punonjësit në administratën shtetërore dhe të pensionistëve përgjatë vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për mësuesit, policët, mjekët, infermierët, ushtarakët, pensionistët dhe punonjësit e tjerë në shtet, rroga e të cilëve do të rritet nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.

Në komunikimin javor me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, kryeministri Edi Rama, tha se kjo është shuma më e madhe që i rezervohet familjeve të punonjësve të shtetit dhe pensionistëve.

Rama tha se rroga minimale do të rritet me rreth 35 %, duke u bërë më e lartë se në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi dhe fare pak më e vogël se në Maqedoni. Pavarësisht rritjes, rroga mesatare do të ketë sërish taksën më të ulët mbi pagën në të gjithë rajonin – theksoi Rama.

Ndërsa rroga mesatare – sqaroi ai – do të bëhet më e lartë se në Kosovë dhe Serbi dhe do të jetë më afër mesatares në Maqedoni.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje se qeveria e mëparshme në 8 vjet ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione 124 milionë dollarë. “Duke llogaritur dhe 100.4 që janë ndarë në këta tre vjet nga ulja e taksës mbi rrogë plus 40 milionë dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm, arrijmë që falë kësaj faze të parë të reformave spostojmë në buxhetet familjare të punonjësve dhe pensionistëve 240.4 milionë $ brenda një mandati të vetëm”, tha Rama.

Rama tha se ulja e taksës mbi rrogën ndau nga buxheti dhe 300 milionë dollarë për buxhetet familjare të punonjësve të sektorit privat, duke bërë që kontributi total gjatë mandatit për rritjen e pagave në shtet, privat dhe pensionistët, arrin në 540 milionë dollarë.

“Duhet kohë dhe durim shembullor për t’i çuar përpara këto reforma dhe për të marrë rezultate ende shumë më të prekshme. Mos të presim më shumë për të ndarë të ardhurat buxhetore frytet e para të reformave me të gjithë ata që i garantojnë reformat me punën dhe sakrificat e tyre në shërbim të tyre. Rritje të ndjeshme të rrogave të gjitha familjeve të atyre që punojnë për shtetin që duam të bëjmë, roli i tyre është i pazëvendësueshëm për t’i çuar para. Familjet e tyre meritojnë të marrin shpërblim domethënës”, – shtoi më tej kreu i qeverisë.

 

Burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0