New Horizons fotografon Tokën në largësi rekord

New Horizons fotografon Tokën në largësi rekord


Voyager 1 ka mbajtur rekordin e distancës më të largët për një imazh të kapur të Tokës, në 27 vitet e fundit falë legjendares ‘’Pika e Zbehtë Blu’’, një fotografi e cila tregon planetin blu 3.75 miliardë milje larg. Por ky rekord sapo është thyer. Teleskopi New Horizons i krijuar nga NASA, kapi fotografi nga Brezi Kuiper, në një distancë 3.79 miliarde milje nga shtëpia jonë kozmike, në 5 dhjetor.

Ky rekord me shumë gjasa do të thyhet shumë shpejt në një periudhë prej pak muajsh. Arritja e Voyager 1 zgjati kaq shumë pasi drejtuesit e misionit i fikën kamerat pasi shkrepën foton e famshme të Tokës. Kjo nuk do të ndodhë me New Horizons. Anija kozmike do të vazhdojë rrugëtimin nëpër të tjera objekte të Brezit Kuiper ne 1 janar 2019 dhe do të regjistrojë pamje të tjera gjatë procesit. Përsa kohë qe misioni shkon sipas parashikimeve, New Horizons mund të vazhdoje rrugëtimin e saj për një kohë të gjatë.

burimi: engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0