Netflix përballet me akuza penale për “Ekspozim të ndyrë” - Business Magazine Albania

Netflix përballet me akuza penale për “Ekspozim të ndyrë”

Një juri gjyqësore në Tyler County, Texas akuzoi Netflix, i cili ka transmetuar filmin francez fitues të çmimeve, për promovimin e materialit vizual të pasjellshëm që përshkruan një fëmijë. “Juria ka paditur Netflix”, thanë prokuroret, me akuzën e promovimit të shthurjes me filmin “Cuties’. Prokurorët e qarkut thanë se akuza ishte e bazuar në një ligj të Teksasit që e bën të paligjshme “promovimin me vetëdije” të materialit që përshkruan organet gjenitale ose zonën pubike të një fëmije, të veshur ose të veshur pjesërisht, dhe “i cili apelon për interesin e prirur për seks dhe nuk ka asnjë vlerë serioze letrare, artistike, politike ose shkencore. “Ligjvënësit e këtij shteti besojnë se promovimi i një materiali “të poshtër” të fëmijëve ka pasoja shkatërruese,” tha Lucas Babin, avokati i rrethit penal, në një deklaratë.

LEXO: Filmi kontrovers, Netflix humb 9 miliardë dollarë në një ditë

Netflix tha në një deklaratë se kompania që qëndron pranë filmit “Cuties” është kundër seksualizmit të fëmijëve të vegjël dhe se “kjo akuzë është e pamerituar”. Nuk është ekzaktësisht  e qartë se çfarë dënimesh po kërkonte zyra e z. Babin, në çështjen e saj kundër Netflix. Deklarata e përshkruan akuzën si një “krim në burg shtetëror”. Komedia franceze shkruar dhe e drejtuar nga franko-senegalezi Maimouna Doucoure, në debutimin e saj si regjisore, rrëfen jetën e të voglës Amy, 11-vjeçare senegaleze që regjistrohet në një shkollë vallëzimi të quajtur ‘cuties’, ‘të lezetshme’ (në gjuhën origjinale ‘mignonnes’), ku fillon të shfaqet aspekti femëror i saj dhe hyn në konflikt me një familje me vlera tradicionale myslimane.

Një tjetër detaj i filmit që ka shkaktuar goxha polemika është vetë posteri. Të gjitha të miturat, kanë veshur rroba që u ekspozojnë pjesët e trupit dhe kanë marrë poza provokative para kamerës: një vallëzim i papërshtatshëm sensual, kanë qenë kritikat në Twitter dhe Instagram. “Nxit pedofilinë”, ka qenë një nga komentet në rrjetet sociale, “ato skena që vajzat kanë bërë dhe ribërë para një stafi burrash pa patur askënd që t’i mbrojë, ku ishin të rriturit?”. Filmi është kategorizuar si “R”, pra mund të shihet nga personat nën 17 vjeç vetëm me praninë e prindërve, por protagonistet janë të mitura. Pra skenat e filmit nuk mund të shihen nga fëmijët por janë xhiruar nga disa vajza minorene.

NYTIMES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0