Shërbimi popullor vendosi të ndërmarrë këtë hap për të përmirësuar përvojën vizuale të shfaqjes së përmbajtjes. Që nga 24 korriku, Netflix do të ndalojë mbështetjen për më shumë se 40 modele televizive të prodhuara në vitin 2014.
Kjo lëvizje vjen pas masave të mëparshme të Netflix, të cilat përfshinin përfundimin e mbështetjes për aplikacionin në pajisjet televizive të prodhuara në vitet 2011 dhe 2013.
Qëllimi është të rrisë performancën dhe të drejtojë platformën drejt pajisjeve më moderne.
Kompania deklaron se ky vendim është i nevojshëm për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për t’u fokusuar në veçori më të avancuara teknologjike.
Ndër televizorët e prekur nga ky vendim janë disa modele të televizorëve LCD Sony Bravia.
Netflix nuk do të funksionojë më në TV nga seritë e mëposhtme:
Seria X83
Seria S9
Seria W5
Seria W6
Seria W7
Seria W70
Seria X80
Seria W85
Seria W95
Seria X85
Seria X9
Seria X95
Pronarët e këtyre televizorëve mund të kalojnë në disa zgjidhje alternative, të cilat do t’i lejojnë ata të kenë qasje në platformë pa pasur nevojë të blejnë një televizor të ri.
Është e mundur të përdoren USB të jashtëm, si Amazon Fire Stick, Google Chromecast ose Roku. Këto pajisje lejojnë transmetimin e video-përmbajtjes përmes portës HDMI.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.