Nestle do të shesë biznesin e akullores si pjesë e riorganizimit të saj - Business Magazine Albania

Nestle do të shesë biznesin e akullores si pjesë e riorganizimit të saj

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Gjigandi zviceran i ushqimit dhe pijeve, Nestle, është në bisedime për të shitur biznesin e saj të akullores, ndërsa po përqendrohet në efikasitet përmes një plani të gjerë strategjik të transformimit, sipas rezultateve të tremujorit të katërt, të publikuara të enjten.

Drejtori Ezekutiv Philipp Navratil, i cili mori detyrën në shtator 2025, ka ndjekur një program rigoroz të menaxhimit të kostove që nga marrja e detyrës.

Sipas Navratil, bizneset kryesore të Nestle janë kafeja, produktet për kafshët shtëpiake, produktet për ushqim dhe shëndet, si dhe ushqimet e lehtat. Kompania është në bisedime të avancuara për të shitur asetet e mbetura të biznesit të saj të akullores tek kompania britanike Froneri.

Ndërkohë, një plan i parashikuar për largimin e 16.000 punonjësve gjatë dy viteve të ardhshme përbën 6 për qind të fuqisë punëtore totale të firmës prej rreth 280.000 punonjësish. Pritet që ky largim të kursejë kompaninë 1 miliard franga zvicerane (rreth 1,3 miliard dollarë) në vit deri në fund të 2027, nga të cilat 20 për qind thuhet se janë arritur tashmë.

Lexo edhe: Brain Nest Academy – Programi i parë i Inteligjencës mbi donatorët dhe projektet zhvillimore në Shqipëri!

Shitjet ranë me 2% krahasuar me vitin e kaluar në 2025, duke arritur në 116 miliardë dollarë, më pak se parashikimet.

Fitimi neto u ul me 17%, në 11,6 miliardë dollarë, ndërsa shitjet organike, pa ndikimin e valutës dhe blerjeve, u rritën me 3,5% gjatë së njëjtës periudhë, pak më poshtë se parashikimi për rritje prej 3,38%.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0