Nëse mendon se ke parë gjithçka, TED2025 të sfidon të mendo... - Business Magazine Albania

Nëse mendon se ke parë gjithçka, TED2025 të sfidon të mendosh ndryshe

Java e TED2025, e zhvilluar në Vancouver të Kanadasë, një ndër ngjarjet më frymëzuese të vitit, duke sjellë në skenë figura që po formësojnë të ardhmen e njerëzimit. Me temën “Humanity Reimagined”, konferenca trajtoi pyetjen thelbësore të kohëve moderne “Çfarë do të thotë të jesh njeri në një botë ku inteligjenca artificiale po fiton gjithnjë e më shumë terren?”

Nga inovatorë të teknologjisë së gjelbër e deri te artistë që e shndërrojnë ëmbëlsirën në art, TED2025 u bë një pasqyrë e gjallë e kapacitetit njerëzor për të përmirësuar botën, shpesh në mënyra të papritura.

Lexo gjithashtu: OpenAI lançon Flex – Ja se për çfarë do të përdoret!

Një ndër fjalimet më të spikatura ishte ai i Wawira Njiru, themeluese e organizatës Food4Education, e cila po i jep një tjetër kuptim luftës ndaj urisë në Afrikë. Në vend të pamjeve klishe të fëmijëve të uritur, Njiru ftoi publikun të mendojë për bujq të sigurt që korrin prodhimet për t’i ushqyer fëmijët e shkollave në mënyrë të qëndrueshme. Me më shumë se 450,000 vakte të shpërndara çdo ditë në Kenia, vizioni i saj është bërë realitet për mijëra familje.

Në të njëjtën frymë transformuese, Boyan Slat, i cili themeloi The Ocean Cleanup në moshën 18-vjeçare, foli për ambicien e tij për të pastruar 90% të plastikës që ndot oqeanet deri në vitin 2040. Me pajisje të fuqizuara nga energjia diellore që ndalojnë mbetjet plastike në lumenjtë para se të arrijnë detin, Slat e sheh këtë mision jo vetëm si ekologjik, por si dëshmi e fuqisë së njeriut për të përballuar sfidat më të mëdha të kohës.

Ndërkohë, në një tjetër fushë me ndikim të thellë shoqëror, Sitoyo Lopokoiyit, drejtues i M-PESA Africa, tregoi sesi kjo platformë financiare ka transformuar jetën e miliona njerëzve pa akses në bankë, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara si të verbrit. Me mbi 400 miliardë dollarë transaksione në vit, M-PESA është bërë një motor i zhvillimit ekonomik në kontinentin afrikan.

Lexo gjithashtu: Amazing Albania: Nga Ksamili në Theth, këto janë “highlight”-et e Shqipërisë për 2025-ën

Teknologjia ishte në qendër edhe në fjalimin e Chris Bahl, i cili prezantoi “miniproteinat”, molekula të krijuara nga inteligjenca artificiale për të komunikuar me qelizat njerëzore dhe për të luftuar sëmundje si kanceri apo diabeti. “Jemi vetëm në fillim,” tha ai, duke lënë të kuptohet se epoka e mjekësisë së personalizuar është shumë afër.

Por TED nuk është vetëm shkencë dhe teknologji, është gjithashtu emocion dhe art. Këtë e dëshmoi Amaury Guichon, mjeshtër i njohur ndërkombëtarisht për skulpturat e tij të mrekullueshme prej çokollate. Në një nga momentet më magjepsëse të konferencës, Guichon ndërtoi një orë detaje për detaje, tërësisht nga çokollata, para një audience të mahnitur.

Në përmbyllje të javës, Dr. Dean Ornish, themelues i Institutit të Mjekësisë Parandaluese, solli një mesazh të thjeshtë por fuqiplotë, stili i jetesës mund të jetë ilaçi më i mirë. Ai argumentoi se ushqimi i shëndetshëm, lëvizja, reduktimi i stresit dhe ndjeshmëria në marrëdhënie mund të ndihmojnë jo vetëm në parandalimin, por edhe në kthimin pas të sëmundjeve si diabeti apo sëmundjet kardiake.

TED2025 nuk ofroi vetëm fjalime, ai nxiti reflektim, ndjeshmëri dhe besim në mundësitë që kemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke filluar nga teknologjitë më të avancuara e deri te gjestet më njerëzore të kujdesit ndaj njëri-tjetrit.

NICE NEWS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0