Në fillim të javës, llogaritë e Mark Zuckerberg në Twitter dhe Pinterest ishin hakuar duke zbuluar se drejtori ekzekutiv i rrjetit social më të madh në botë ka ripërdorur fjalëkalimin “dadada”. Njëra nga këshillat primare të sigurisë së Facebook-ut është mos përdorimi i fjalëkalimit të njëjtë në faqe të ndryshme, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, drejtori i Facebook-ut ishte mjaftë me fat pasi “OurMine Team”, grupi i hakerëve që hakoi llogaritë e tij, pretenduan që ata ishin vetëm duke testuar sigurinë e Zuckerbergut.
Tabela më poshtë shfaq një listë prej 10 fjalëkalimeve më të përdorura në LinkedIn që janë zbuluar pas hakimit në vitin 2012 ku detajet e 117 milionë përdoruesve ishin vjedhur. “123456” ishte fjalëkalimi më i përdorur deri atëherë, me mbi 750.000 llogari të publikuara në ‘LeakedSource’. Fjalëkalimi i dytë më i famshëm ishte “linkedin” (172.523 llogari) i ndjekur nga “password” ( 144.000 llogari).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
