Nëse dikush është njeri i keq në thelb, këto 11 sjellje i vijnë natyrshëm - Business Magazine Albania

Nëse dikush është njeri i keq në thelb, këto 11 sjellje i vijnë natyrshëm

Nëse dikush është njeri i keq në thelb, këto 11 sjellje i vijnë natyrshëm

Natyra e vërtetë e një personi “të keq” apo “të lig” është më komplekse nga sa duket. Sipas studimeve psikologjike, ajo ndikohet nga një kombinim faktorësh mjedisorë, përvojash jetësore dhe tiparesh të personalitetit. Megjithatë, kur dikush është i keq në thelb, disa sjellje shfaqen vazhdimisht dhe në mënyrë të natyrshme.

Kjo nuk do të thotë se çdo person që herë pas here gabon është i keq. Ajo që bën diferencën është qëllimi: dëshira për të lënduar, manipuluar ose përfituar nga të tjerët. Personat e tillë zakonisht u mungon empatia që përcakton mirësinë. Edhe kur kanë inteligjencë emocionale, ata e përdorin për manipulim dhe kontroll, jo për mirëkuptim.

1. Gëzohen nga dhimbja e të tjerëve

Kur dikush vuan, dështon apo përjeton humbje, një person i keq në thelb nuk ndjen keqardhje — përkundrazi, mund të ndjejë kënaqësi. Sidomos nëse vuajtja e tjetrit i rrit ndjenjën e epërsisë apo i sjell vëmendje.

2. Shkel kufijtë me qëllim

Gabimet ndodhin, por kur dikush shkel vazhdimisht kufijtë tuaj, me vetëdije, kjo tregon mungesë respekti. Ata tregojnë qartë se rehatia e tyre është më e rëndësishme se mirëqenia juaj.

3. Refuzojnë të ndjejnë pendesë

Edhe kur lëndojnë të tjerët, ata shmangin përgjegjësinë dhe nuk tregojnë ndjesë të sinqertë. Mbrojtja e imazhit të tyre është gjithmonë prioritet, edhe nëse dëmtohen marrëdhënie apo njerëz.

4. Gënjejnë vazhdimisht

Gënjeshtra, e vogël apo e madhe, është pjesë e përditshmërisë së tyre. Ata mashtrojnë për të ruajtur kontrollin, për të manipuluar realitetin dhe për të ndërtuar një imazh të rremë për veten.

Lexo edhe: Europa drejt pagesave digjitale, pse disa vende nuk heqin dorë nga paratë cash

5. Nuk respektojnë rregulla

Ndihen mbi rregullat dhe mbi të tjerët. Kjo ndjenjë epërsie i shtyn të shfrytëzojnë kohën, burimet dhe energjinë e njerëzve të tjerë pa asnjë ndjesi faji.

6. Shfrytëzojnë besimin

Këta persona shpesh ndërtojnë marrëdhënie vetëm për të fituar besim, të cilin më pas e përdorin si armë. Ata nuk e kanë problem të shkatërrojnë jetën e dikujt për përfitim personal.

7. Përdorin dobësitë e të tjerëve

Dobësitë emocionale, pasiguritë apo vetmia e dikujt kthehen në mjete manipulimi. Ata dinë saktësisht ku të godasin për të krijuar ndjenjë faji, turpi apo varësie.

8. Ndëshkojnë emocionalisht

Dashuria, vëmendja apo mbështetja kthehen në kushte. Nëse nuk përmbush pritshmëritë e tyre, ata përdorin heshtjen, fajësimin dhe turpërimin si forma ndëshkimi.

9. Ndihen krenarë që mashtrojnë

Gënjeshtra nuk është thjesht mjet, është burim krenarie. Ata ndihen të fuqishëm kur arrijnë të mashtrojnë dhe kontrollojnë të tjerët.

10. Nuk ndjejnë faj për manipulimin

Edhe nëse ndonjëherë ndihen keq për veten, ata rrallë ndjejnë faj për dëmin që u shkaktojnë të tjerëve. Manipulimi për ta është i justifikueshëm.

11. Lëndojnë pa reflektuar

Mungesa e vetëreflektimit është një nga shenjat më të forta. Ata nuk ndalen të mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre dhe, në disa raste, ndihen krenarë për kontrollin që ushtrojnë mbi të tjerët.

YT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0