Nënshkrimi i marrëveshjes për sigurinë kibernetike, Ministrja Balluku: Strategji për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së të dhënave - Business Magazine Albania

Nënshkrimi i marrëveshjes për sigurinë kibernetike, Ministrja Balluku: Strategji për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së të dhënave

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale me kompaninë amerikane “Jones Group International”.

Në fjalën e saj, Ministrja Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje do të shërbejë si udhërrëfyes i strategjisë për forcimin e sigurisë së sistemeve tona digjitale.

Ministrja theksoi se në kohën kur po digjitalizoheshin shërbimet për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të mos përballen me pritjet e gjata në radhë, ekspozohemi ndaj sulmeve kibernetike.

Sipas saj, sfida më e madhe sot është siguria kibernetike, linja e fundit e mbrojtjes mes informacionit tonë më jetik dhe sulmit kaotik.

“Sulmet mund të jenë të brendshme apo të jashtme dhe nuk bëjnë dallim mes vendeve shumë të mëdha apo të vogla. Sulme kibernetike ndodhin çdo 14 sekonda në botë. Qeveria Shqiptare është  e vetëdijshme për rrezikun që paraqesin sulmet kibernetike dhe rrjedhja e informacioneve. Ne po ndërmarrim sot një qasje proaktive ndaj sigurisë kibernetike. Sot kemi nderin të kemi përfaqësues të Jones Group”, tha ajo.

Lexo edhe: Pas publikimit të listës së pagave, qeveria nënshkruan marrëveshjen për sigurinë kibernetike

Ministrja Balluku theksoi më tej se në kuadër të dy marrëveshjeve me SHBA-në, do nënshkruhet marrëveshja si udhërrëfyes për mbrojtjen e sigurisë digjitale.  Ajo mendon se një gjë e tillë do t’i mundësojë vendit tonë të bëjë një skanim të plotë të sistemeve tona për të vlerësuar sa të rrezikuar janë nga sulmet kibernetike.

“Do dizenjojmë strategji edhe për ndërgjegjësimin e atyre që menaxhojnë të dhëna sensitive por edhe qytetarët për ndarjen e të dhënave të tyre personale. Qeveria po ndërmerr hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e të dhënave të tyre“, tha ajo.

Personalitet i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, themeluesi i kompanisë “Jones International” me të cilën qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për mbrojtjen kibernetike, tha se suksesi që do të arrihet në këtë drejtim do të jetë transformues. Ai tha se kjo marrëveshje do të sjellë shkallë të lartë sigurie, si dhe do të hapë vende të reja pune.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0