Nënçmimi i lekut “ndalon”. Euro dhe dollari nuk vazhdojën tendencën e rritjes - Business Magazine Albania

Nënçmimi i lekut “ndalon”. Euro dhe dollari nuk vazhdojën tendencën e rritjes

Leku shqiptar u forcua me 1.9% kundrejt euros dhe 2.8% kundrejt dollarit gjatë ditës së mërkurë pasi kishte shënuar nënçmim dramatik të hënën dhe të martën për shkak të pasigurisë së lartë të krijuar në ekonominë botërore nga sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Euro u këmbye për 124.7 lekë mëngjesin e së mërkurës, sipas kursit mesatar fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë ndërsa dollari i shkëmbye për 113.6 lekë.

Lexo edhe: Euro forcohet me 5% për një javë. Zhvlerësimi i lekut rrezik për ndikim në inflacion

Euro, e cila është monedha kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, kushtonte 122 lekë një javë më parë, por u shtrenjtua në 124 lekë të hënën dhe 127 lekë të martën, duke krijuar njëfarë frike në treg për nënçmim të shpejtë të monedhës kombëtare. Dollari, monedha me të cilën paguhen një pjesë e mallrave të importit, si grurë apo karburante, u shtrenjtua nga 110 në 117 lekë mes të premtes dhe të martës para se të bjerë të mërkurën.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0