Nën moton “We promote skills” nis edicioni i 5-të i Albanian Skills - Business Magazine Albania

Nën moton “We promote skills” nis edicioni i 5-të i Albanian Skills


Nën moton “We promote skills”, rikthehet për të 5 vit radhazi konkursi i aftësive profesionale, i pari i këtij lloji në Shqipëri i themeluar në vitin 2014 nga Albanian Skills. Ky konkurs shtrihet gjatë një jave duke filluar nga data 6-12 Maj, ku dhe finalizohet me tre çmime në çdo kategori konkurimi.

Albanian Skills është një iniciativë e pavarur shqiptaro-zvicerane që synon promovimin e aftësive profesionale dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Edhe këtë vit, aktivitetet e Albanian Skills do të shtrihen përgjatë një jave të plotë, “Albanian Skills Week 2019”. Aktivitetet kanë nisur në Tirana Business Park dhe do të vijojnë pranë kompanive të ndryshme gjatë javës. Albanian Skills përfshin 6 profesione në këtë edicion të 5-të si media sociale, hoteleri-turizëm, dizajn grafik, zhvillim faqeje, programim dhe fotografi.

Lexoni: Përfundon me sukses edicioni i IV-ët i Albanian Skills Week 2018

Krahas organizimit tradicional të konkurseve profesionale të aftësive, do të zhvillohen gjithashtu trajnime, workshop-e, ekspozime të ndryshme, ditë të hapura në kompani të ndryshme dhe aktivitete zbavitëse dhe edukative. Organizatorët e kësaj nisme besojnë se ekonomia e një vendi domosdoshmërisht ka nevojë për profesionistë të kualifikuar, të cilët mund të ndërtohen mbi një sistem të fortë arsimi dhe formimi profesional, por mbi të gjitha me bashkëpunimin e kompanive të sektorit privat.

Një iniciativë inovative, unike e ndërmarrë në fushën e kapitalit njerëzor në Shqipëri, Albanian Skills nxit dhe mbështet të rinjtë shqiptarë nga mosha 16-25 vjeç për t’u bërë pjesë e fuqisë punëtore dhe e aftë në Shqipëri duke prezantuar mënyra të reja të promovimit të aftësive, krijimit të kushteve / mundësive për të rinjtë e talentuar duke përmirësuar dhe ndërtuar një karrierë më të mirë. Objektivi është afrimi i të rinjve, të shkollave profesionale, universiteteve, të punësuarve të rinj që gjithashtu dëshirojnë t’i futen rrugës së sipërmarrjes. Kjo nxitje bëhet përmes ofrimit të mundësive të të nxënit praktik, zhvillimit të tyre mëtejshëm professional dhe personal, rrjetëzimit me partnerë dhe individë vendas dhe të huaj.

Lexoni: Ana Zacharian: Me Albanian Skills promovojmë aftësitë profesionale të të rinjve shqiptarë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0