Nearby Glasses, aplikacioni që zbulon kamerat e fshehta! - Business Magazine Albania

Nearby Glasses, aplikacioni që zbulon kamerat e fshehta!

Nearby Glasses, aplikacioni që zbulon kamerat e fshehta!

Një aplikacion i ri i quajtur Nearby Glasses është bërë hit te përdoruesit që shqetësohen për privatësinë e tyre. Ai është krijuar si përgjigje ndaj rritjes së përdorimit të syzeve inteligjente Meta Ray‑Ban dhe dërgon një njoftim të menjëhershëm në telefonin tuaj sa herë që zbulon një pajisje regjistrimi afër jush. Autori i aplikacionit, Yves Jeanrenaud, thotë se ky është kontributi i tij për të luftuar teknologjitë e përhapura të mbikëqyrjes.

Aplikacioni skanon sinjalin unik Bluetooth që dërgojnë syzet inteligjente kur janë aktive. Sapo dikush me një pajisje të tillë hyn në rrethin tuaj, ju merrni një njoftim (push notification) që ju paralajmëron se mund të jeni nën regjistrim. Zhvilluesi pranon se mund të ketë gabime (p.sh. të njohë edhe pajisje të tjera si syzet VR), por ky është një nga mjetet e para konkrete për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm në hapësirat publike.

Lexo edhe: Privatësia në rrezik, marrëveshja OpenAI-Pentagon nxit valë protestash online

Frika nga syzet inteligjente është rritur pasi u përhap lajmi se Meta planifikon të fusë teknologji të njohjes së fytyrës në modelet e tyre. Gjithashtu, OpenAI thuhet se po punon në syze inteligjente të veta, që mund të rrisin ndjeshëm rreziqet e privatësisë në vendet publike. Aplikacioni Nearby Glasses është aktualisht në dispozicion në Google Play dhe në GitHub, dhe u mundëson përdoruesve që të rikthejnë kontrollin mbi hapësirën e tyre personale.

Kjo aplikacion paraqet një formë të vogël, por të rëndësishme të rezistencës kundër gjigantëve të teknologjisë që po normalizojnë regjistrimin pa pëlqim. Ndërsa kompanitë pretendojnë se pajisjet e tyre kanë indikatorë që tregojnë kur po regjistrojnë, në praktikë këta indikatorë mund të fshihen apo të injorohen lehtësisht. Me ndihmën e këtij aplikacioni, përdoruesit mund të kenë një mburojë digjitale kundër kamerave të padukshme.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0