Në vetëm katër muaj u mbajtën tre koferenca të rëndësishme teknologjike

Në vetëm katër muaj u mbajtën tre evente të rëndësishme teknologjike në Tiranë


Në vetëm katër muaj, u mbajtën tre koferencat më të rëndësishme të tekonologjisë në vend. Këto Koferenca jo vetëm që tërhoqën vëmëndjen e publikut, por erdhën me risi nga më të ndryshmet. Më poshtë do të lexoni një përmbledhje të shkurtër për secilën prej tyre. Rrugëtimi disa mujor i projektit SuperGeneration, ishte një nismë nga Albtelecom për mbështetjen e ideve inovative të të rinjve. Konkurrimi në SuperGeneration ishte interesant. Aty u paraqitën 10 ide të ndryshme biznesi, ndër të cilat mund të përmendim tre idetë fituese të cilat edhe spikatën gjatë këtij kompeticioni.

Taveler është një aplikacion që shumë shpejt do ta kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë. Mine.al, ideuar nga dy djemtë e apasionuar pas teknologjisë Dorian Kane dhe Kadri Manaj. Ai është një sistem monitorimi i minierave të monedhave virtuale.
Portalistudentor.al, ideuar nga Gevio Tabaku është një startup dhe një komunitet online, ku mund të shprehni mendimet dhe idetë tuaja, ku mund të mësoni online, dhe të thjeshtoni rrugëtimin tuaj drejt dijes.

Lexo:  Shpallet fituesi i SuperGeneration. AlbTelecom shpërblen me 2000€ projektin “Traveler”

Ekonomia Dixhitale është në rritje eksponenciale dhe zhvillimet e shpejta teknologjike po i japin biznesit dhe jetës një dimension tjetër. Shumë gjimnazistë maturantë kishin mundësinë për t’u informuar për avantazhet dhe këtë mundësi të shkëlqyer për të ndjekur studimet në shkenca kompjuterike si dhe për t’u inspiruar nga shembuj konkretë të eksperteve vajza që kanë provuar se kjo është një rrugë tepër e suksesshme për karrierën e vajzave. Eventi DigiGirlz, u organizua paralelisht në tre universitete, të lidhura LIVE në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës Microsoft TEAMS.

Lexo:  Microsoft në bashkëpunim me universitetet sjell eventin “DigiGirlz Albania”

Infocom X, këtë vit festoi 10 vetorin e tij dhe mblodhi 11 folës që prezantuan zhvillime më të fundit nga fushat që përfaqësonin. Risi e këtij viti ishin “dhomat e programimit” si Hackathon 2.0, Escape Room dhe workshop-et Mobile Gaming dhe Info-Sec 101, ku të rinjtë praktikojnë aftësitë e tyre në coding. Risi tjetër këtë vit ishte sjellja e spikerëve të huaj si p.sh nga Suedia, por edhe pjesëmarrja e spikerëve nga Kosova. E gjithë kjo u bë me qëllim diskutimin e IA në Shqipëri, pasi kjo  e fundit ne vendin tonë nuk është akoma diçka e perceptushme, por ka mbetur në fazën e nocionit. I ftuar i veçantë ishte DJ  Vik Kraja, i pranishëm në skenat botërorë, por që kishte një anë tijën të fshehur, lidhjen e tij me teknologjinë.
Lexo: Infocom X: Teknologjia, bazë zhvillimi për çdo sektor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0