Në SHBA, tregu i punës për kriptomonedhat po zgjerohet me shpejtësi. Miami synon të bëhet “qendra” - Business Magazine Albania

Në SHBA, tregu i punës për kriptomonedhat po zgjerohet me shpejtësi. Miami synon të bëhet “qendra”

Tregu i punës për kiptomonedhat në SHAB po pasqyron vetë modelin e decentralizuar të industrisë — është kudo.

Nju Jorku, San Francisko dhe Los Anxhelosi kanë përqindjet më të mëdha të punësimit per sektorin këtë vit, të ndjekur nga zonat metropolitane të Miami dhe Çikago, sipas një renditjeje të re bazuar në të dhënat e LinkedIn. Por pjesa e mbetur prej 53% e punëve në sektorin e kriptomonedhave u shpërndanë diku tjetër në copa relativisht të vogla, tregojnë të dhënat.

Studimi, i ofruar nga LinkedIn me kërkesë të Bloomberg, tregon se industria nuk është vendosur në një qendër të vetme ashtu si industria financiare në Nju Jork, teknologjia në San Francisko dhe filmat në Hollyëood. Është rezultat i një kulture ku shumë sipërmarrës të kriptove shpesh do ta mbajnë veten si renegatë që refuzojnë kufijtë tradicionalë. Në të njëjtën kohë, pandemia globale ka treguar se puna kompjuterike mund të bëhet nga kudo.

Lexo edhe:  180 mijë dollarë në muaj nga Bitcoin/ Ferma më e madhe në Shqipëri konsumon energji sa 5 furra buke

Duke u përshtatur me popullsinë, kriptomonedhat kanë një ndikim të qartë në zonat metropolitane të mesme. Sasia e totalit të vendeve të punës është e zbehtë në krahasim me qytetet më të mëdha, por për frymë krijimi i vendeve të punës është i konsiderueshëm. Dy ose më shumë njerëz u punësuan në sektorin e kriptomonedhave këtë vit për çdo 100,000 anëtarë të LinkedIn në Austin, Teksas; Denver; Raleigh, Karolina e Veriut; dhe Solt Lake City.

Qendrat si Nju Jorku dhe San Francisko ende kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të vendeve të punës, siç funksionojnë edhe me fusha të tjera të teknologjisë financiare. Por të famshëm të kriptove dhe liderët e mendimit kanë treguar se kanë ndikimin për të joshur të sapoardhurit në tregjet jotradicionale.

Kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, i cili haptazi ëndërron ta bëjë qytetin Magjik “kryeqytetin e kriptove të botës” – tha se pjesë të ndryshme të SHBA-së natyrisht do të kenë avantazhe të ndryshme konkurruese. Ai tha se miniera e kriptove ka potencialin për të rigjallëruar pjesë të Amerikës rurale kudo ku teprica e energjisë elektrike mund të gjendet e lirë. Ndërkohë, shkëmbimet dhe qarku popullor i konventave të kriptove po vërshojnë në qendrat urbane në mbarë vendin.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0