Në Samsung, njerëzit dhe robotët punojnë bashkë

Në Samsung, njerëzit dhe robotët punojnë së bashku


Sot, pak javë përpara lançimit të smartphone-it Galaxy S9, Samsung lëshoi një reklamë të re. E titulluar “Galaxia jonë”, video paraqet një pasqyrë të asaj që ndodh çdo ditë në një fabrikë prodhimi Samsung Mobile – ku njerëzit dhe robotët po punojnë për të bërë smartphone-ë, “të fiksuar pas gjërave të vogla në mënyrë që të bëjnë gjëra të mëdha,” siç thotë dhe Samsung.

Nëpërmjet minifilmit “Samsung Galaxy: Galaxia jonë” paraqitet procesi i realizimit të një telefoni Samsung vështuar nga sytë e robotit, duke marrë kështu një dimension krejt të ri.

Dita fillon me zgjimin e robotëve dhe nisjen e tyre për në punë. Detyra e tyre në fabrikën e prodhimit të telefonëve Samsung është të ndihmojnë në transportimin e përbërësve të telefonit nga një proces prodhimi në tjetrin. Punonjësit në fabrikë po grumbullojnë dhe inspektojnë përbërësit deri në inspektimin përfundimtar.

Filmi tregon një histori të vërtetë – përkushtimin e palodhshëm të Samsung tek detajet si dhe harmoninë që ekziston mes njerëzve dhe teknologjisë të avancuar, duke u fokusuar tek filozofia e markës dhe moto “Bëj atë që nuk mund të bëhet”, Samsung realizon atë që nuk mund të prodhohet për të mundësuar përdoruesit të bëjnë atë që është e pamundur për tu bërë.

Në rast se po pyesni, se cili smartphone që është paraqitur në video ai është një Samsung Galaxy Note 8. Deri sa të zbulohet një Note i ri, ne do të zbulojmë Galaxy S9 dhe Galaxy S9 + së shpejti, më 25 shkurt. Do të shohim se sa i fiksuar me hollësitë dhe gjërat e vogla (por të rëndësishme) është Samsung në vitin 2018.

https://www.youtube.com/watch?v=wtgr-d4r5Tc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0