Në punë të kërkoni falje është gjithmonë mënyra e duhur - Business Magazine Albania

Në punë të kërkoni falje është gjithmonë mënyra e duhur

Christian Selig, zhvilluesi i aplikacionit Apollo, u kujton të gjithëve se të kërkoni falje është gjithmonë mënyra e duhur

Çështja kryesore nga dështimi* i papritur i Reddit*, që po ndodh javët e fundit, është se nëse u jep njerëzve një ndjenjë pronësie mbi një platformë, ata e marrin atë.

Kjo është një gjë e mirë, nëse ajo që dëshironi, është një komunitet i fuqishëm, ku njerëzit janë të motivuar për t’u angazhuar me platformën.

Sigurisht, nëse përpiqeni të ushtroni kontroll ose të bëni ndryshime të mëdha, mos u habitni nëse nuk ju shkon mirë.

Kur njerëzit ndiejnë pronësinë e diçkaje, ata në përgjithësi nuk reagojnë mirë ndaj heqjes së saj. Ajo me të cilën do të përballeni, është kaos. Pikërisht në këtë situatë ndodhet Reddit.

Është interesante se një nga këshillat më të mira vjen nga dikush që nuk e pret. Christian Selig, zhvilluesi i Apollo, një aplikacion që është – të paktën deri në fund të muajit – aplikacioni më i popullarizuar i klientëve të palëve të treta Reddit (third-party Reddit client app).

Si rezultat i një sërë ndryshimesh, që Reddit ka bërë gjatë javëve të fundit, Selig thotë se po mbyll Apollon.

Në vazhdim, shpjegohet konteksti i situatës:

Si një biznes, Reddit është ndërtuar gjithmonë mbi idenë, se përdoruesit do të kontribuojnë me përmbajtje (falas), përdoruesit e tjerë do të moderojnë dhe menaxhojnë platformën në mënyrë vullnetare (përsëri, falas), dhe Reddit do të fitojë para nga ajo përmbajtje, duke u shfaqur reklama atyre përdoruesve. Në letër, duket si një model i shkëlqyer biznesi, prandaj është e habitshme, që Reddit thotë se nuk ka qenë kurrë fitimprurës.

Tani, megjithatë, kompania dëshiron shumë të listohet në bursë, gjë shumë e ndryshme nga ndërtimi i një komuniteti të pasionuar përdoruesish.

Gjërat, që një kompani i jep përparësi, kur dëshiron të bindë investitorët të blejnë aksionet e saj, nuk janë të njëjtat gjëra, që i jep përparësi kur përpiqet të bindë njerëzit, që t’i kushtojnë orë të tëra kohë të papaguara, për të ndihmuar në ndërtimin e një platforme.

Në rastin e Reddit, kompania nuk mund të bëhet fitimprurëse vetëm duke ulur kostot. Ajo tashmë e ka të gjithë përmbajtjen dhe punën, falas.

Kështu, CEO i Reddit, Steve Huffman ka qenë në atë, që duket si një mision për të hequr qafe aplikacionet e palëve të treta, të cilat përdoruesit i pëlqejnë, por Reddit jo, sepse kompania nuk fiton asnjë të ardhur nga reklamat prej tyre.

Teknikisht, Huffman thotë se Reddit nuk po përpiqet të ndalojë aplikacionet e palëve të treta dhe se kompania është më se e gatshme të punojë me to.

Por, me “punë me ta”, ajo që duket sikur do të thotë është se zhvilluesit e atyre aplikacioneve, do të duhet të paguajnë shumë para.

Aq shumë para, saqë aplikacionet më të njohura, kanë thënë të gjithë se do të duhet të mbyllen. Selig ka thënë se çmimi i ri i Reddit, do t’i kushtonte 20 milionë dollarë në vit, për të mbajtur Apollon në funksion.

Ndërkohë, Selig është bërë si rrufepritës. Huffman i është referuar Selig dhe aplikacionit të tij në disa raste, dhe jo në një mënyrë të mirë. Mesazhi i përgjithshëm ka qenë mjaft i qartë: aplikacionet e palëve të treta, nuk janë të mira për Reddit.

Problemi është se njerëzve u pëlqejnë ato. Aplikacionet, mund të mos jenë të mira për Reddit si biznes, por janë një pjesë e rëndësishme e komunitetit Reddit, të paktën për përdoruesit e tij më të angazhuar.

Mijëra subreddit kanë protestuar kundër ndryshimeve, së pari duke i bërë komunitetet e tyre private. Pasi u përballën me kërcënimet nga Reddit, se moderatorët mund të zëvendësoheshin, shumë subreddit u rihapën, por me forma alternative protestash.

Nga ana e tij, Huffman vazhdon të dyfishojë ndryshimet në API, si dhe besimin se aplikacionet e palëve të treta, nuk i shtojnë vlerë Reddit si platformë. Kompania gjithashtu u ka bërë të qartë moderatorëve, se ata mund të zëvendësohen nëse protestat vazhdojnë.

Të hënën, Selig postoi një përgënjeshtrim, ndaj disa prej pretendimeve të Huffman dhe Reddit në lidhje me të, duke thënë se ai ishte përpjekur të shantazhonte kompaninë.

Gjithashtu, Selig ofron këshilla se si Huffman mund ta kishte trajtuar situatën ndryshe dhe kjo është diçka, që çdo udhëheqës duhet ta marrë për zemër.

“Kërkoni falje, pranoni që procesi nuk u trajtua mirë dhe zotohuni se do të bëni më mirë, këtë herë duke folur me zhvilluesit dhe duke i dëgjuar ata, moderatorët dhe komunitetin,” shkroi Selig.

Ose, thënë ndryshe, “Trego pak përulësi”.

Por, mund të jetë e vështirë ta shohësh përulësinë si forcë. Nëse puna juaj përfshin biseda me njerëzit, drejtim ose ndonjë mënyrë tjetër ndërveprimi me njerëzit, përulësia dhe ndjeshmëria mund të jenë dy tiparet më të rëndësishme, që mund të zotëroni. Ata janë si superfuqitë e drejtimit.

Nga jashtë, gjëja që duket se mungon me trajtimin e të gjithë situatës nga Huffman, është një vetëdije e vogël, për të parë dhe kuptuar se kompania po largon palët e saj më të rëndësishme të interesit. Do të habiteni se sa larg shkon të kërkoni falje, drejt rregullimit të marrëdhënieve të prishura.

Sigurisht, të thuash “Më fal” është një nga gjërat më të vështira për t’u thënë nga një drejtue, por është gjithashtu një nga më të rëndësishmet.

Të jesh në gjendje të shohësh, kur ke bërë një gabim, është e rëndësishme. Të jesh në gjendje ta pranosh është edhe më shumë e rëndësishme.

Sigurisht, së pari, duhet të mendoni nëse këto marrëdhënie janë të rëndësishme. Në rastin e Reddit, nuk është e qartë nëse kjo është e vërtetë, por injorimi i këshillave të Selig, është një mënyrë e sigurt për ta përkeqësuar situatën edhe më tepër. / Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0