Në pranga drejtori i Audi. I dyshuar për skandalin e naftës

Në pranga drejtori i Audi. I dyshuar për skandalin e naftës


Drejtori i Audi, Rupert Stadler është akuzuar për mashtrim dhe reklama të rreme nga zyra e prokurorit të Mynihut në hetimin e vazhdueshëm të emetimeve të Grupit Volkswagen. 

Audi ka shitur mbi 210 mijë makina me probleme me gazin.

Lexoni: Gjermania gjobit Volkswagen për skandalin e naftës

Prokurorët e Mynihut thanë se Rupert Stadler është arrestuar për shkak të frikës se mund të pengonte një hetim të vazhdueshëm mbi skandalin, duke e zhytur Volkswagen (VW) në një krizë lidershipi.

Një gjyqtar në Gjermani ka urdhëruar që Stadler të qëndrojë në paraburgim, për të parandaluar pengimin e procesit të hetimit lidhur me naftën.

Audi dhe VW konfirmuan arrestimin dhe theksuan se ka ende një mundësi të pafajësisë për Stadler. Stadler vetë nuk ka dhënë akoma një koment.

Standler do të merret në pyetje ditën e mërkurë, sepse edhe ai ka nevojë të konsultohet me avokatin.

Muajin e kaluar u zbulua se plotë 60 mijë modele të makinave A6 dhe A7 kishin probleme në motorët me naftë dhe të çlirimit të gazit helmues.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0