Në një muaj shkelin ligjin 691 biznese

Në një muaj shkelin ligjin 691 biznese


 

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat pas kontrolleve të kryera në kundër informalitetit. Të dhënai janë të muajit Korrik. Sipas tyre, janë 325 shkelje në një javë nga 641 subjekte që janë kontrolluar. Ndërsa përgjatë gjithë muajit, janë kontrolluar 1,705  biznese, nga të cilat 691 kanë rezultuar me shkelje.

Ja cilat janë shkeljet e konsatuara nga Administrata Tatimore:

  • 28 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  • 24 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 26 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 23 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
  • 71 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë)
  • 45 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Lexo: Qershori i vitit 2019 mban rekord për bizneset në listën e zezë

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0