Në Itali ndodhen 44 mijë emigrantë shqiptarë të cilët janë sipërmarrës - Business Magazine Albania

Në Itali ndodhen 44 mijë emigrantë shqiptarë të cilët janë sipërmarrës


Dhoma Italiane e Tregtisë ka publikuar së fundmi raportin e tremujorit të parë të vitit 2016 mbi numrin e sipërmarrësve emigrantë të pranishëm në Itali.

Ky raport shënon një rritje të vazhdueshëm të sipërmarrjeve të emigrantëve në të gjithë territorin italian, duke shënuar 54% më shumë në krahasim me 10 vite më parë.

Aktualisht në Itali ekzistojnë 568 749 sipërmarrës emigrantë e 44 114 prej tyre janë sipërmarrës emigrantë shqiptarë .

Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë renditen kështu në vendin e tretë, pas sipërmarrësve maroken që renditen në vendin e parë me 78 mijë sipërmarrje e emigrantëve , kinezë me 74 mijë sipërmarrje. Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë përbëjnë 7.8% të numrit të përgjithshëm të sipërmarrjes emigrantë në Itali.

Numri i sipërmarrëse emigrantëve shqiptarë ka shënuar një rritje me 0.5% në krahasim me vitin 2015 kur përbënin 7,3% të numrit të përgjithshëm e renditeshin në vendin e katërt.

Lombardia është rajoni italian me numrin më të lartë të pranisë së sipërmarrjes emigrante, ndjekur më pas nga rajoni i Lacios.

Numri më i madh i sipërmarrësve emigrantë është përqendruar në sektorin e tregtisë me shumicë e pakicë, në sektorin e ndërtimit, turizmit e manifakturës.

Sipërmarrësit emigrantë shqiptarë në Itali ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në sektorin e ndërtimit.

/syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0