Këtë fundjavë, sërish, nuk do të mund të dalim nga shtëpia. Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu tha në një prononcim për mediat se do të ndiqet e njëjta strategji si dy fundjavat e kaluara.
Karantina fillon të Premten në 17:30 deri të Hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Sipas tij, do të mbyllet gjithçka dhe qytetarët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia.
Kjo është fundjava e dytë ku gjithçka do të jetë e mbyllur për më shumë se dy ditë.
Prej më shumë se 40 ditësh që kur u shfaq Covid në Shqipëri, të prekurit e konstatuar janë 678, ndërsa numri i viktimave është 27.
Lexo: 5 mënyra sesi të kaloni një fundjavë produktive dhe të ktheheni me energji në punë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto