Ne do t'ia dalim. Italia do t'ia dalë - Business Magazine Albania

Ne do t’ia dalim. Italia do t’ia dalë


Arlinda Çausholli, Themeluese e Fit For Future, autore, eksperte në fushën e komunikimit

Nuk jam në karantinë sot. Aktualisht aeroporti po punon me gjysëm funksioni, sepse fluturimet janë përgjysmuar ndërsa koronavirusi është shumëfishuar në Europë. Kështu që po shkruaj nga zyra ime, ku në vend të zhurmës së avionëve, dëgjoj cicërimat e zogjve dhe puhizën e pastër të kohës së ndalur. Mendimet kanë dritë, kjo ka rëndësi…

Dhimbja më e madhe pulson në Itali këto ditë dhe mesazhet me miqtë e mi shqiptarë dhe italianë e kanë kapërcyer detin disa herë. Virtualisht gjithmonë. Flitet nga ballkonet. Ballkonet e dritaret janë pragu i gjithësecilit prej nesh tashmë. Një sinjal, që ndryshimi fillon në shtëpi.

Kam lexuar ditarë te njerëzve të njohur dhe të panjohur, faqe lundruese të shkëputura të ironisë, hidhërimit, shakasë dhe filozofisë.

Mbase kjo është Lufta e Tretë Botërore. Pa armë, pa zhurmë. Nën një çati të vetme dhe nën një frikë të përbashkët.

Nuk besoj se ka luftë më sfiduese se ajo me të panjohurën dhe të padukshmen, edhe pse rezultatet e saj do të jenë gjeopolitikisht të dukshme dhe marrëdhëniet midis shteteve do të kenë tjetër dimension. Dikush nga zero e dikush nga minusi. Plusin e nuhas kush mund ta fitojë.

Po njerëzit vetë? Si janë ndjerë? Të barabartë? Kush në një vilë e kush në 50 metra katrorë, mbyllja është e njëllojtë. Besoj se ata që e kalojnë më lehtë izolimin janë ata që kanë harmoni dhe shumë dashuri nëpër shtëpi, i vetmi antivirus që jeta të të mos mërzitet dhe frikën ta mposhtësh shpengueshëm. Sa janë të tillë? Shpresoj të jenë mjaftueshëm. Aq sa të jenë në gjendje ta rrëfejnë e ta përcjellin sepse është e domodsoshme. Por jo vetëm ata.

Me dyer të mbyllura, sot fiton kush ka humanizëm në shpirt dhe e ka përgatitur veten të jetë i gjerë, aq sa mos ta ndjejë frikën, por mençurinë, si të mbrohet e si të mbrojë të tjerët.

Italia do të ngrihet, sepse do ta shpëtojë thelbi i saj, historia dhe bukuria që nuk i ka asnjë vend në botë si ajo. Gjithmonë e kam menduar Italinë si bërthamë avokadoje…e pathyeshme, kokëshkëmb e rrumbullake në përsosmëri. Nga jashtë, pak si ne. E zgërlaqur në maja dhe asimetrike në mes.

E ne do t’ia dalim. Do t’ia dalim sa të hyjmë tek vetja thellë e të shohim se kemi bërë vrapin mendjemadh të njeriut që kujton se e gjithë bota është e vetja. Jo. E gjithë bota është e jona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0