Në Britaninë e Madhe është e lehtë të gjesh punë, por pagat…

Në Britaninë e Madhe është e lehtë të gjesh punë, por pagat…


Tregu i punës në Mbretërinë e Bashkuar është fuqizuar në tremujorin e dytë, ndërkohë që norma e papunësisë ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1975.

Të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave treguan se norma e papunësisë në tremujorin e dytë, ra në 4.4%, poshtë vlerësimeve të analistëve prej 4.5%.

125 mijë vende pune u krijuan në periudhën Prill-Qershor, duke e çuar treguesin e papunësisë poshtë normës së ekuilibrit të Bankës së Anglisë prej 4.5%.

Megjithatë, të dhënat për rritjen e pagave theksuan sfidat që paraqiten për Theresa May dhe qeverinë e saj, ndërkohë që ekonomitë familjare po ndiejnë vështirësitë nga rritja e çmimeve që prej daljes nga Bashkimi Europian.

Ndërsa inflacioni është ngadalësuar lehtë që prej muajit Maj ku shënoi nivelin më të lartë në 4 vite prej 2.9%, çmimet po rritjen ende më shpejtë se pagat.

Zyra e Statistikave raportoi se të ardhurat totale përfshirë bonuset u rritën me një normë vjetore prej 2.1% në tremujorin e dytë, nga 1.9% që ishte rritja për të parin, duke marrë nxitje nga pagesat e bonuseve në sektorin financiar.

Pavarësisht se projeksionet qëndronin për një rritje më të ulët, të ardhurat reale ranë me 0.5% gjatë kësaj periudhe.

Banka e Anglisë po monitoron me detaje rritjen e pagave dhe projektoi një rritje me 2% për këtë vit, duke u përshpejtuar në dy vitet e ardhshme. Sterlina u rrit lehtë pas publikimit të të dhënave, duke arritur 1.29 kundër dollarit amerikan.

/Fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0