Forumi Ekonomik i Tiranës zhvillohet për herë të dytë në vend

Forumi Ekonomik i Tiranës zhvillohet për herë të dytë në vend


Për herë të dytë u mbajt Forumi Ekonomik i Tiranës, i cili u zhvillua në praninë e një audience të lartë vendase dhe ndërkombëtare.Mes folësve, Ministrja e Financave Anila Denaj foli për vëmendjen e shtuar të qeverisë në lehtësimin e të bërit biznesin në vend dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Këtë vëmendje të shtuar e tregon edhe krijimi i një ministrie të veçantë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ndërsa dialogu me komunitetin e biznesit është forcuar ndjeshëm.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, mori pjesë në panelin e diskutimeve rreth zhvillimit të reformave, rastet për një qëndrueshmëri makro-fiskale dhe përmirësim i klimës së investimeve.

Lexo këtu: Mbahet në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri – Poloni

Mes përfaqësuesve të lartë ishin edhe kryeministri Edi Rama, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, përfaqësues të lartë të Misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, përfaqësues vendas dhe të huaj të shoqatave dhe organizatave që mbrojnë interesat e investitorëve të huaj, drejtues ekzekutivë të kompanive prestigjioze ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë etj.

Jaço foli për klimën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një ambienti më konkurrues dhe tërheqës për investimet e huaja. Sipas tij, tërheqja e investimeve është më e rëndësishme se kurrë për Shqipërinë.

“Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurencën. Por, ato janë bërë edhe më kritike se kurrë, për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha TAP dhe Devoll – si dhe pasojave të tërmetit, i cili sipas reagimeve që ne kemi marrë nga anëtarët tanë do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave” u shpreh ai.

Presidenti i Dhomës Amerikane ofroi gatishmërinë për të bashkëpunuar në një koalicion të gjerë organizatash, përfshirë partnerë ndërkombëtarë dhe qeverinë, në mënyrë që Reforma për Investimet të realizohet dhe Shqipëria, të ngjitet në vendin e parë në rajon për investimet e huaja.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Nëse shohim renditjen krahasuar me vendet e rajonit:  Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjës e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet i 50-ti, Kosova e 57-ta, Serbia në vendin e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Pra, është Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Këtu ne dështojmë.” tha Presidenti i AmCham.

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0