Sot mjafton të hapësh LinkedIn-in dhe sheh të njëjtat fjali, të njëjtin stil, të njëjtat mendime të ricikluara. Shumë përmbajtje duket “ok”, por është e ftohtë, pa zë personal dhe harrohet shpejt. Kjo ndodh kur liderët ia lënë gjithë mendimin dhe shkrimin inteligjencës artificiale.
Por për CEO-t, dukshmëria nuk është më zgjedhje. Ekipi, klientët dhe investitorët i shohin online. Dhe ajo që shohin, ndikon drejtpërdrejt te besimi që kanë te kompania. Në 2026, CEO-t që po e bëjnë mirë personal branding nuk postojnë më rastësisht. Ja 4 trende që po bëjnë diferencën:
1. Nga postime rastësore, te qasje strategjike
CEO-t që po ecin përpara nuk postojnë më “kur t’u vijë frymëzimi”. Ata mendojnë çfarë thonë, kur e thonë dhe pse e thonë. Nuk flasin për gjithçka, por për tema që lidhen me vlerat, eksperiencën dhe drejtimin e kompanisë. Kjo i mbron nga keqkuptimet dhe i ndihmon të duken njerëzorë, pa rrezikuar rolin e tyre si drejtues.
2. AI po ndan liderët e vërtetë nga ata “copy-paste”
Njerëzit e ndjejnë kur një tekst nuk ka shpirt. Kur duket sikur mund ta kishte shkruar kushdo. AI është mjet i mirë për ide, strukturë dhe kërkim, por mendimi dhe zëri duhet të jenë të njeriut. CEO-t që e përdorin AI-n si ndihmë, jo si autor, po dallohen gjithnjë e më shumë.
Lexo edhe: Evropianët kërkojnë taksa më të larta për të pasurit dhe kompanitë multinacionale
3. Më pak postime, më shumë kuptim
Postimet e përditshme pa peshë po lodhin si autorin, ashtu edhe audiencën. Në 2026 po fiton cilësia:
një postim i menduar mirë në javë,
një artikull i fortë herë pas here,
një intervistë e zgjedhur me kujdes.
Më pak zhurmë, më shumë vlerë. Kjo ndërton besim real.
4. Më mirë i ftuar në podcast, sesa host i një podcasti
Të kesh podcast-in tënd kërkon kohë, ekip dhe energji. Shumë CEO e kanë provuar dhe janë lodhur shpejt. Ndërsa të jesh i ftuar në një podcast të mirë, të jep shumë shtrirje me pak kohë. Një orë bisedë mund të kthehet në video, citate, artikuj dhe postime për muaj të tërë. Dhe më e rëndësishmja: nuk mund të “outsourcohet” – duhet të jesh vetë aty.
Personal branding për CEO-t nuk është më “postoj sa të mundem dhe shohim ç’ndodh”. Sot fiton ai që ka mendim, që flet me qëllim dhe që nuk humbet zërin e vet në detin e përmbajtjes së njëjtë. Dukshmëria e menduar mirë merr më pak kohë, por jep më shumë vlerë. Dhe në 2026, kjo po bën gjithë diferencën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto