Në 2022-in mund të jetë momenti për një rritje rroge ose ndryshim profesioni. Sektorët që do kenë më shumë nevoja - Business Magazine Albania

Në 2022-in mund të jetë momenti për një rritje rroge ose ndryshim profesioni. Sektorët që do kenë më shumë nevoja

Viti 2022 vjen me shumë sfida. Pandemia ka ndryshuar përgjithmonë tregun e punës, duke bërë që shumë njerëz të reflektojnë në lidhje me ambiciet dhe qëllimet e tyre në jetë. Për këtë arsye një fenomen ka pushtuar të gjithë punonjësit në atë që është quajtur “Epoka e Dorëheqjes”.

Nga krahu tjetër profesionet janë gjithnjë e më shumë duke ndryshuar ndërsa ato tradicionalet po zhduken, duke i lënë vendin atyre teknologjike.2022 për shumë prej nesh duhet të shërbejë si një vit reflektim dhe secili duhet të marrë hapat e nevojshëm për të ecur përpara. Në fillim të këtij viti të ri është periudha ideale për të bërë bilancin tuaj dhe për këtë mund t’ju ndihmojnë edhe 10 këshilla të përgatitura nga eksperti i karierrës dhe punësimit, profesor Erion Muça, të cilat gjenden më poshtë. Ndoshta është momenti për rritje rroge ose për të rimenduar karierrën tuaj:

  1. Punësimi do të përqëndrohet tek multifunksionaliteti i aftësive dhe prezantimi/angazhimi për të punuar dhe përshtatur në dinamikë dhe intensitet me trentet e kohës
  2. Punët dhe profesionet tradicionale me një proces kryesisht të karakterit mekanik do të bëhen më pak të kërkuara pasi tendenca dhe kërkesa është për një integrim solid midis aftësive të zhvilluara profesionale dhe cilësisë së aftësive individuale duke spikatur në shërbim të çdo pune.
  3. Ka ardhur koha të forcohet fusha e kompetencës dhe specializimi i ngushtë në një segment të ngushtë të profesionit apo aftësisë së zhvilluar kryesisht në të, për të cilën ke hulumtuar dhe kërkuar paraprakisht në treg dhe ju ka rezultuar që është domosdoshmëri.
  4. Zhvillimi i aftësive lidhur me të punuarin në distancë apo punën hibride në profesionin apo punën që bëni do të rriste alternativat tuaja të të punuarit duke shtrenjtuar rrjedhimisht edhe ofertën financiare të profilit që keni përballë punëdhënësit prezantuar si cilësi shtesë.
  5. Besoni në kapacitetet profesionale që keni dhe promovojini duke e shnërruar veten nga një punëkërkues në konsulent, qoftë dhe për të aksesuar një punë të mirë.
  6. Eksperienca do të jetë më pak e kërkuar para kreativitetit, inteligjencës në gjetjen e zgjidhjeve, apo dhe aftësive/cilësive të jashtëzakonshme operative, përshtatëse por edhe talentit që keni zbuluar tek vetja. Ju duhet të ofroni risi apo inovacion, në funksion të përmirësimit apo standartizimit të proceseve dhe procedurave të funksionimit të kompanive bazuar në modele bashkohore, në sinkron dhe me ndryshimet pas pandemike të tregut të punës.
  7. Shiteni veten shtrenjtë, synoni majat, vendosini vetes objektiva, qëllime dhe pritshmëri të larta që të arrini aq sa mund të arrihet në kushtet e tregut. Modestia dhe sinqeriteti në këtë aspekt para vrullit dhe mungesës së konkurencës së ndershme, ju lë prapa në kohë duke ju bërë të humbisni ritmin dhe tempin e duhur lidhur me suksesin e kërkuar.
  8. Pretendoni për kushte të denja pune dhe mundësi motivimi dhe promovimi në punë. Imponohuni dhe këmbëngulni duke reaguar kur duhet për ti kushtëzuar punëdhënësit të rikthejnë vemendjen në këtë drejtim nëse fokusi i tyre është tek fitimi me çdo mjet në kurriz të punonjësit e me raste edhe i shfrytëzimit të tij.
  1. Kërkoni të paguheni më mirë dhe kërkoni rritje page nëse angazhimi, kontributi, vjetërsia në një kompani, apo performanca, efiçenca dhe rezultatet e punës tuaj janë dhe kanë qenë progresivisht të larta dhe kur përkushtimi, serioziteti dhe korrektësia në punë nuk kanë munguar asnjëherë. Në këtë moment duhet të kërkoni dhe jo të prisni duke krijuar idenë e kënaqësisë dhe mjaftimit me pagën që merrni.
  2. Mos bini në rutinën e punës por gjeni forma, menyra, mjete dhe mekanizma sesi të jeni gjithmonë vitalë dhe energjikë, për të pasqyruar qartë dhe vazhdimisht dëshirën dhe pasionin për punën që bëni dhe profesionin që keni si forma më e mirë për të promovuar veten dhe afruar mundësinë për sukses dhe karrierë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0