Ndryshon paga minimale edhe për privatët - Business Magazine Albania

Ndryshon paga minimale edhe për privatët


Ndryshe nga sa ka deklaruar deri më sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për mosndryshimin e pagës për bizneset private, burime pranë Këshillit Kombëtar të Punës, thanë se në mbledhjen e radhës, e cila pritet të zhvillohet së shpejti, do të diskutohet dhe miratohet edhe kjo rritje….

Paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore pritet të rritet me 13.7%, pra nga 22,000 lekë që është sot, në 25,000 lekë.

Më pas, vendimi i këtij Këshilli do të duhet të miratohet edhe nga qeveria për të marrë fuqi ekzekutive.

Sipas të njëjtit burim nga përfaqësuesit e kategorisë së punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës është propozuar që paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore të jetë 23,000, ndërsa sindikatat të jetë 25,000 lekë, me argumentimin se kjo do t’i japë një stimul më shumë ekonomisë.

Në janar të vitit 2015, paga minimale u rrit nga rreth 19,000 lekë në 22,000 lekë sikundër është në fuqi edhe sot. (Reforma e re e pensioneve solli nevojën për të pasur vetëm një pagë minimale për efekt llogaritjeje. Është përcaktuar që paga minimale për efekt të sigurimeve shoqërore, është e barabartë me pagën minimale për efekt punësimi të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Pra, nisur nga ky përcaktim në Shqipëri, ekziston vetëm një pagë minimale).

ndryshon-paga-minimale-edhe-per-privatet-business-mag

Natyrisht, ndryshimi automatikisht do të reflektohet edhe ndaj pagës maksimale për efekt të kontributeve shoqërore që aktualisht është në rreth 97,000 lekë.

Nga ky vendim pritet të preken më shumë sektori eksportues dhe i prodhimit, të cilën pagat e ulëta i kanë si avantazh konkurrues. Sipas tyre, kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e kostove. Për sipërmarrësit e sektorit të prodhimit, me rritjen e kësaj page, rrezikohet që të rriten edhe çmimet, duke qenë se shpenzimi, sipas tyre, diku do të ‘shkarkohet’.

Për sektorin e fasonit, rritja e kësaj page gjithashtu shihet si një veprim ‘shkatërrues’, siç e thonë dhe vetë ata, pasi rreth 60-70% të kostove të tyre e përbëjnë ato të punës.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0