Ndryshimet e klimës do të ulin fort të ardhurat botërore - Business Magazine Albania

Ndryshimet e klimës do të ulin fort të ardhurat botërore

Ndryshimet e klimës

Studiuesit në Gjermani vlerësojnë se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës do të tkurrë prodhimin e përgjithshëm botëror bruto me të paktën 20%.

Një studim i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës (PIK) i publikuar në revistën shkencore “Nature” thotë se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë deri në vitin 2050 një rënie prej rreth 20% të prodhimit të përgjithshëm bruto (PPB). Shkencëtarët thanë se kjo shifër do të përkeqësohet nëse vendet nuk arrijnë të përmbushin objektivat për uljen e emetimeve.

Studiuesit e IPK-së thanë se llogaritjet e tyre bazoheshin në perspektivën e vendeve si Gjermania për të arritur qëllimet e tyre për uljen e emetimeve. Aktualisht shumica e vendeve duket se nuk ka gjasa t’i arrijnë këto objektiva, që do të thotë se ndikimi financiar mund të jetë akoma më i madh se dëmi drastik i parashikuar.

Sipas llogaritjeve të studimit barra ekonomike e ndryshimeve klimatike mund të arrijë në 35.6 trilion euro në vit, një shumë gjashtë herë më e lartë se kostoja e vlerësuar për kufizimin e temperaturave globale në 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Rajonet më të varfra do të preken më tepër

Studimi thekson se pavarësisht dëmeve që prekin rajone të ndryshme në nivele të ndryshme, rajonet më të varfra dhe ato që kontribuojnë më pak në ngrohjen globale do të goditen më rëndë.

“Vendet më pak përgjegjëse për ndryshimet klimatike parashikohet të pësojnë një humbje të të ardhurave që është 60% më e madhe se vendet me të ardhura më të larta dhe 40% më e madhe se vendet me emetim më të lartë,” tha Anders Levermann, studiues pranë IPK-së.

Studiuesit parashikuan, për shembull, se ekonomitë e vendeve të industrializuara si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tkurren me afërsisht 11% deri në mesin e këtij shekulli, kurse Franca 13%, edhe nëse do të ndërmerren veprime të sukseshme për mbrojtjen e klimës.

Shkencëtarët e IPK-së analizuan  për studimin e tyre të dhëna klimatike të mbledhura 40 vitet e fundit në më shumë se 1,600 rajone. Në analizën e tyre ata e përjashtuan koston e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si stuhitë dhe zjarret, të cilat gjithashtu janë intensifikuar prej ndryshimeve klimatike dhe të cilat do të rrisin ndjeshëm dëmet.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0