Ndryshime në Kodin e ri Penal. Nëse një qytetar dënohet nga Gjykata për një vepër penale, e cila e ka tavanin e dënimit deri në 3 vite burg, dënimin mund ta shmangni në pagimin e një shume të hollash.
Në rastet kur autori i veprës penale, i cili paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe nuk ka shkelur një sërë ‘kufizimesh’, mund të dalë nga qelia vetëm duke paguar. Një ditë burgim llogaritet me 5 mijë lekë të reja.
“Gjykata, në rastet kur dispozita parashikon një dënim paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 5 mijë lekë. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e veprave penale të kryera nga nënpunësit publikë, vepra penale të korrupsionit, kundër drejtësisë, kundër personit apo dhunës në familje,”-shkruhet në ndryshim.
Por një “favorizim” i tillë, nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nënpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion, krime kundër drejtësisë, kundër personit apo edhe dhunës në familje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.