Ndotja mjedisore, Konfindustria kërkon ndërhyrjen në Landfillin e Sharrës - Business Magazine Albania

Ndotja mjedisore, Konfindustria kërkon ndërhyrjen në Landfillin e Sharrës

Konfindustria

Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhërshme të ekzekutivit, përfshi edhe SPAK,  lidhur të dhënat shqetësuese për ndotje masive të shkaktuara në Lumin Erzen dhe detin Adriatik nga koncesionari i fushëmbetjes së Sharrës, Bashkia Tiranë. Gjithashtu, duhen vlerësuar arsyet e mosveprimi të institucioneve qëndrore dhe vendore përgjegjëse për respektimin e plotësimit të kontratës koncesionare në fjalë dhe kushteve mjedisore.

Sipas të dhënave, kompania koncesionare e fushëmbetjes së Sharrës në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur nuk përpunon ujrat e ndotura helmuese dhe i shkarkon drejtëpërdrejtë në Lumin Erzen, që i përcjell në bregdet. Pasojat janë shkatërruese për shëndetine banorëve, mjedisin, bujqësinë dhe industrinë turistike me dëme financiare në afatgjatë prej qindra milionë euro.

Përfshirja e SPAK në skandalin në fjalë është e detyrueshme, duke patur parasysh, se vetë koncesioni i Fushëmbetjes së Sharrës- Bashkia Tiranë është objekt i cështjes së dyshuar në ndjekje për korrupsion të nivelit të lartë qeveritar.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se gjëndja mjedisore është mjaft shqetësuese edhe në pjesët më strategjike të industrisë së turizmit shqiptar. Përmendim, skandalin e mosvënies në punë për periudhat të gjata të përsëritura impiantit të përpunimit të ujrave të zeza në gjithë bregdetin e Golem-Kavajë dhe impianteve të tjerë, të djegies masive të mbeturinave në fushë të hapur në Vlorë, vonesat në vënien në punë të Djegësave të Fierit dhe Elbasanit, derdhjen krejtësisht të papërpunuar të ujrave të zeza nga të gjitha bashkitë dhe vendbanimet në Lumin Vjosa, në zonat turistike të Thethit, problematikat me ndotjet në impiantin e Porto-Romanos-Durrës, derdhjet në Lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës, bregdetin e Sarandës, Himarës, etj..Këtu nuk përfshihen problematikat e rënda ndotjeve industriale nga sektorë të tillë si prodhimit të hidrokarbureve, cimentos, materiale ndërtimi, etj.

Konfindustria do ti kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të therrasë në interpelancë sa më të shpejtë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për gjithë problematikat e rënda mjedisore me të cilat ndeshet industria turistike, qytetarët shqiptarë dhe ekonomia kombëtare. Interpelanca bëhet edhe më e domosdoshme duke patur parasysh, se jemi në vazhdim të sezonit turistik 2023 dhe procesit të integrimit në BE, ku legjislacioni mjedisor zë vend të rëndësishëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0