Ndotja e lartë e ajrit rrit shkallën e vdekshmërisë nga Covid19

Ndotja e lartë e ajrit rrit shkallën e vdekshmërisë nga Covid19


Nivelet e larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga Covid 19, sipas dy studimeve.

Dr. Maria Neira, e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha për BBC News se vendet me nivel të lartë ndotje, shumë prej tyre në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi duhet të avancojnë me përgatitjet e tyre.

Lexo: Gallup: Sëmundja nuk është në trup, por në kokat tona

Vendet me nivel të lartë ndotje kanë marrë masa të ashpra lidhur me Covid-19. Por, përfaqësuesit e mjekësisë thonë se është ende shumë herët për një provë direkte lidhur me këtë.

“Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në të dhënat tona, për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone, në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat”, tha Dr. Neira.

Një studim amerikan, tregon se niveli i vdekjeve Covid-19 rritet me rreth 15% në zona me nivel më të lartë ndotje të grimcave të imëta në vitet para pandemisë.

“Shkalla e vdekjes Covid-19 në përgjithësi ngjason si në densitetin e lartë të popullsisë ashtu edhe në zonat me nivel të (grimcave) PM2.5 në ajër”, thuhet në raportin e Universitetit të Harvardit.

Këto grimca, sa një e 30-ta e diametrit të qimes së njeriut, janë lidhur edhe më parë çështjet shëndetësore, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive.

Studimi i Harvardit nuk është certifikuar ende, por prof. Annette Peters foli për BBC rreth faktit se të dhënat janë në “të njëjtën linjë me raportet e mëparshme të hospitalizimit dhe vdekshmërisë për shkak të pneumonisë”.

Një studim tjetër në Universitetin e Sienës, në Itali dhe Universitetin Arhus, në Danimarkë, sugjeron një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të ndotjes së ajrit dhe vdekjeve Covid-19 në veri të Italisë.

Rajonet e Lombardisë dhe Emilia Romagna kishin përqindje të vdekjeve rreth 12%, krahasuar me 4.5% në pjesën tjetër të Italisë. Studimi, i botuar në Science Direct, thotë se, “Niveli i lartë i ndotjes në veri të Italisë duhet të konsiderohet një bashkë-faktor shtesë i nivelit të lartë të vdekshmërisë të regjistruar në atë zonë”.

Popullsia, mosha, sistemet e ndryshme shëndetësore dhe një ndryshim në politikat e parandalimit nëpër rajone gjithashtu duhet të merren gjithashtu parasysh.

Burimi: BBC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0