Ndikimi që po sjell kriza Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Ndikimi që po sjell kriza Ukrainë-Rusi në Ballkanin Perëndimor

Ukrainë-Rusi

Shkruar nga Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Shumë biznese në Shqipëri janë në dijeni se çmimi i gazit është dy-tre fishuar kohët e fundit. “Stuhia” e fortë që po trondit tregun e gazit ka për bazë dy arsye kryesore. Nga njëra anë pandemia ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit dhe flukset e ofertës, nga ana tjetër, si taktikë me situatën në Ukrainë, Rusia ka reduktuar eksportet drejt Europës, duke e mbajtur furnizimin me gaz në nivele minimale.

Në përgjigje të situatës, Europa dhe SHBA po shohin për mundësi të reja për të diversifikuar burimet e furinizimit me energji në Europë.

3 zhvillime interesante, dy prej të cilave kanë lidhje me Shqipërinë po marrin formë.

Komisioni Evropian po fillon sot bisedimet me Katarin, duke synuar një furnizim shumë më të madh të gazit nga vendet e Gjirit.

BE po diskuton gjithashtu me Azerbajxhanin për të rritur ndjeshëm furnizimet me gaz nëpërmjet Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që kalon nga Shqipëria.

Së treti, dhe kjo ka nisur para krizës, ExonMobil dhe Excelerate po kryejnë një studim fizibiliteti, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mirëkuptimi me qeverinë shqiptare, për hapjen e mundshme të terminalit të Gazit të Lëngshëm në Vlorë.

Nëse shkon përpara, do të krijonte një burim të rëndësishëm, shtesë të furnizimit me gaz për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën, duke diversifikuar më tej burimet e energjisë të Evropës.

Lexo: Nord Stream 2: Tubacioni i gazit rus për të cilin po flasin të gjithë

Për më tepër, një kontratë e mundshme shqiptare me ExonMobil, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror në botë, do të ishte një nga investimet më të mëdha të huaja direkt për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin në një furnizues të mundshëm rajonal të gazit në Ballkanin Perëndimor. Ka potencial që disa zhvillime mund të sjellin një ndikim konkret në të ardhmen e afërt!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0