Ndërtesa më e lartë në Japoni, e frymëzuar nga pishtari

Ndërtesa më e lartë në Japoni, e frymëzuar nga pishtari

pishtar

Një qiellgërvishtës 390 metra i lartë, frymëzuar nga pishtari i ndezur, do të bëhet godina më e lartë në Japoni, kur të përfundojë në vitin 2027.

E vendosur në një shesh të ri të mbushur me bimësi në Tokio, kulla e modeluar sipas një pishtari të ndezur, do të ketë edhe një verandë panoramike në katin e fundit, për të shijuar pamjet magjike të kryeqytetit, përfshirë edhe Malin Fuxhi. Edhe pse projekti është shpallur që në vitin 2016, dizajni modern dhe i veçantë u prezantua vetëm këtë muaj. E gjithë struktura do të ngrihet në një sipërfaqe prej 31400 metrash katrorë.

Shumica e 63 kateve do të përdoret për zyra, por do të ketë edhe dyqane, restorante dhe një qendër SPA. Në katet e sipërme do të ketë edhe një hotel me rreth 100 dhoma. Kompania ndërtuese, pjesë e Mitsubishi Motors, thotë se godina do të ndërtohet me nivelin më të lartë të masave për përballimin e tërmeteve.

Godina më e lartë momentalisht në Japoni është kulla 300 metra e lartë Abeno Harukas në Osaka. Në vitin 2023 një tjetër kullë do të kthehet në godinën më të lartë, kur të përfundojë ndërtimi i saj në Tokio, por rekordin duket se do ta mbajë vetëm për 4 vite.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0