Nazim Salihu-Noli, stilisti me duar të arta - Business Magazine Albania

Nazim Salihu-Noli, stilisti me duar të arta


Nazim Salihu, i quajtur “Noli” nga bashkëmoshatarët e tij, hapat e parë në flokëtari i nisi në moshën 15 vjeçare, kur nëna e tij e shtynte që të merrej me një zanat pas orarit të mësimit.
Në vitet 80-të, flokëtaria ishte trend, kështu që Noli u dashurua menjëherë me këtë profesion. Shkolla ku e mësoi zanatin quhet Aerodromi (Shkup), një ndër më të mirat në atë kohë në rajon.

Pas përfundimit të shkollës, familja e Nolit u shpërngul për në Kosovë, ku ai hapi sallonin e tij “Noli’s Hair”në qytezën e Lipjanit.

Jo shumë kohë më pas, në një kompeticion flokëtarie në Budapest, Hungari, Noli mori pjesë dhe u shpërblye me vendin e tretë.

Lexo: Çfarë i bën të suksesshëm vëllezërit Halimi të cilët njihen anembanë botës

Në vitin 1999 emigron në shtetin Minnesota të Amerikës dhe përmes kontakteve dhe miqve të tij ai gjen një punë si stilist në sallonin Airport Barber Styles në aeroportin MSP. Puna në këtë sallon i ka mundësuar Nolit që të takohet dhe t’ua rregullojë flokët disa figurave të famshme të Hollywoodit si : Jennifer Aniston, Luck Welson, dhe këngëtarit Keny Roger.

Noli nuk është kufizuar vetëm në flokëtari. Ai prej vitit 2014 ka filluar të merret edhe me produksion & efekte filmike. Me partnerin e tij ka themeluar studion e produksionit- AIA Production, ku së fundi kanë nisur një emision për jetët e njerëzve të suksesshëm në Amerikë.

Noli ka fituar një sërë çmimesh si: Master Stylist Ambasador Program 2014, Appreciation Certificate Channel 3, Noli’s hair salon “The best in Rocky hill  Connecticut” për vitet 2014,2015,2018,2019, Wintage chic dressing present, Cerftificate Appreciation for the contribute for the Gala night in new York dedicated to ‘’thirrja e nanave” association Gjakova, e shumë të tjerë.

I pyetur nga BusinessMag se kush e ka mbështetur në rrugëtimin e tij drejt suksesit, Noli përveç familjes dhe miqve të tij, përmendi disa stilistë të njohur si:

Ken Kirk Patrick, Michael Chaesa dhe Nick Trombeta.

Objektivat e tij për të ardhmen janë që të hapë disa sallone të reja flokëtarie, të përvetësojë më shumë artin e tij në efektet filmike, si dhe të bëhet pjesë e Unionit të Hollywoodit.

Noli deklaron se do të mundohet t’i ndihmojë sa më shumë artistët dhe gjeneratat e reja në rrugën drejt suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0