NATO do të investojë 50 milionë euro për bazën ajrore në Kuçovë

NATO do të investojë 50 milionë euro për bazën ajrore në Kuçovë


“Ministerali i radhës i NATO që do mbahet në Shqipëri është në një farë mënyrë edhe shenjë besimi e aleatëve tek Shqipëria,”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në sudion e gazetares Ilva Tare, në EuroNews.

Kjo sipas ministres, ” vjen pas vendimit për të investuar në bazën e Kuçovës, për t’a bërë bazën e parë ajrore të NATO-s në rajon, pas konsiderimit shumë seriozisht të Pashalimanit si një bazë detare të NATO-s, apo për kontributin tonë për misionet dhe operacionet e NATO-s, pa diskutim që ky është një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe veçanërisht si faktor stabiliteti në rajon’.

Lexo këtu: Rindërtimi pas tërmetit, propozohet heqja e TVSH-së për pajisjet dhe materialet e ndërtimit

“Në këtë moment jemi duke nënshkruar një marrëveshje teknike me agjencinë e specializuar për mbështetjen dhe prokurimet. Ka një vit në fakt që kjo agjenci po harton masterplanin dhe projektin e detajuar e ka përfunduar. Me lidhjen e marrëveshjes fillon menjëherë faza tjetër e ndërtimit. Shumë shpejt në Kuçovë do të fillojë të dëgjohet zhurma e makinerive të rënda për ndërtimin. Është një investim i konsiderueshëm i NATO-s. Investim që do të kapë të paktën 50 milionë euro, i cili do të fillojë këtë vit”, – tha ministrja, teksa shtoi se Ministria e Mbrojtjes i ka propozuar NATO-s që të marrë në konsideratë edhe bazën e Pashalimanit, edhe për shkak të gjeografisë së saj por edhe të avantazheve që ajo përbën, edhe për të investuar atje një bazë detare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0