Kjo sipas ministres, ” vjen pas vendimit për të investuar në bazën e Kuçovës, për t’a bërë bazën e parë ajrore të NATO-s në rajon, pas konsiderimit shumë seriozisht të Pashalimanit si një bazë detare të NATO-s, apo për kontributin tonë për misionet dhe operacionet e NATO-s, pa diskutim që ky është një vlerësim për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe veçanërisht si faktor stabiliteti në rajon’.
Lexo këtu: Rindërtimi pas tërmetit, propozohet heqja e TVSH-së për pajisjet dhe materialet e ndërtimit
“Në këtë moment jemi duke nënshkruar një marrëveshje teknike me agjencinë e specializuar për mbështetjen dhe prokurimet. Ka një vit në fakt që kjo agjenci po harton masterplanin dhe projektin e detajuar e ka përfunduar. Me lidhjen e marrëveshjes fillon menjëherë faza tjetër e ndërtimit. Shumë shpejt në Kuçovë do të fillojë të dëgjohet zhurma e makinerive të rënda për ndërtimin. Është një investim i konsiderueshëm i NATO-s. Investim që do të kapë të paktën 50 milionë euro, i cili do të fillojë këtë vit”, – tha ministrja, teksa shtoi se Ministria e Mbrojtjes i ka propozuar NATO-s që të marrë në konsideratë edhe bazën e Pashalimanit, edhe për shkak të gjeografisë së saj por edhe të avantazheve që ajo përbën, edhe për të investuar atje një bazë detare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto