NASA zbulon sistemin e jashtëzakonshëm të 7 planetëve me madhësi sa Toka që mund të ofrojnë jetë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 24/02/2017

NASA zbulon sistemin e jashtëzakonshëm të 7 planetëve me madhësi sa Toka që mund të ofrojnë jetë

Share
nga Anerola Torollari
Shk 24, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Në një zbulim të jashtëzakonshëm, Nasa ka gjetur shtatë eksoplanetë me madhësi sa Toka që rrotullohen rreth një ylli të vetëm në largësi.

Planetet në sistemin ekstrasolar, që udhëtojnë rreth yllit Trappist-1, janë të gjitha të krahasueshme me Tokën në madhësinë e tyre, në masë dhe densitet, me potencial pasjen e një sipërfaqeje të gjerë uji të lëngshëm.

“Është me të vërtetë një kombinim i elementëve që janë mjaft të jashtëzakonshëm këtu“, tha për Wired Amaury Triaud, nga Universiteti i Institutit të Astronomisë të Kembrixhit. “Duke zgjedhur për të parë në këtë lloj ylli në thelb ne morëm një hap vendimtar për të ditur nëse jeta mund të funksionojë diku tjetër në univers.”

Të quajtur TRAPPIST 1b, c, d, e, f, g dhe h, shtatë planetet janë emërtuar në mënyrë të distancës së tyre nga ylli, e cila ka një masë prej 8% të Diellit tonë duke qenë vetëm 12 % e madhësisë së tij dhe rreth 40 vite dritë larg nga Toka.

E ngjashme me Tokën, planeti me rreze më të vogël (1h) është 0.76 herë më i madh se planeti jonë dhe 1g 1.13 herë se Toka. Planeti 1c (0.41) dhe 1e (0.62 ).

Planeti më i afërt me Trappist-1 (1b) është rreth 149.000 kilometra nga ylli dhe merr 1.51 ditë tokësore për të përfunduar një orbitë të vetme. Shkencëtarët nuk ishin në gjendje të llogarisin me saktësi orbitën e planetit 1h ose distancën nga ylli, por vlerësohet se ajo merr 12.35 ditë tokësore për të përfunduar një orbitë dhe është 673,000 km larg nga Trappist-1.

Secili prej planetëve është aq afër me të tjerët sa që tërheqja e tyre gravitacionale ka një ndikim në kohën që duhet për të lëvizur rreth yllit. Mendohet se të gjithë planetet kanë një sipërfaqe shkëmbore dhe temperaturat e tyre besohet të jenë midis 0-100 gradë Celsius.

810

Sipas Triaud, gjetja e sistemit tani do të ndihmojë në futjen e Tokës dhe sistemit tonë diellor “në një kontekst shumë më të gjerë” dhe tregon se lloji i eksoplanetëve të zbuluar ka të ngjarë të jenë më të zakonshëm sesa është parashikuar.

Eksoplanetët janë thjesht planete që ekzistojnë jashtë sistemit tonë diellor dhe zbulimet e fundit në këtë fushë kanë përfshirë Proxima b dhe zbulimet e misionit Kepler.

“Ne priremi të mendojmë për Tokën dhe Diellin si sisteme të zakonshme dhe “normale”, por planetet rreth Trappist-1 në fakt mund të jenë më normale dhe ne mund jemi vendi ekzotik,” shtuan akademikë të Cambridge.

Pavarësisht shkallës së sistemit, të dhënat e para rreth yllit Trappist-1 dhe tre nga eksoplanetët janë zbuluar më parë.

Michawl Gillon i Institut d’Astrophysique et Géophysique në Universitetin e Liège, i cili udhëhoqi punën më të fundit, njoftoi zbulimin e tij në maj të vitit 2016. Në atë kohë studiuesit thanë që Trappist-1, i njohur gjithashtu si 2MASS J23062928-0502285, ishte “Zbulimi i parë i botës” pasi atmosfera e planeteve mund të shihej nga teleskopët për herë të parë.

Megjithatë, pas studimit të sistemit, Gillon dhe kolegët e tij zbuluan se vëzhgimet e tyre fillestare ishin të gabuara. “Sinjali që ne mendonim se ishte një planet në fakt ishin dy të tillë,” tha Triaud. “Me kalimin e kohës, ne e kuptuam se kishim një sistem me një numër mjaft të pabesueshëm planetësh.”

Ylli dhe gjithë planetet u gjetën me teleskopin robotik të quajtur TRAnsiting Planets dhe PlanetesImals Small Telescope (Trappist), bazuar në malet Kiliane. Teleskopi filloi aktivitetin në vitin 2010 dhe kontrollohet nga universiteti belg. Gjatë jetës së tij ka qenë i përfshirë në zbulimin e shumë planeteve të vogla të tilla si Eris.

Hulumtuesit i zbuluan eksoplanetët Trappist-1 duke përdorur një metodë që kontrollon se si planetet lëvizin rreth yllit të tyre.

Gjatë hulumtimit autorët përdorën të dhënat fillestare të kthyera nga teleskopi Trappist dhe kryen anketime të tjera duke perdorur teleskopin Hubble dhe Spitzer Space.

Më shumë se 500 orë të dhëna nga teleskopi Spitzer ishin mbledhur gjatë analizës së sistemit Trappist-1 dhe teleskopi SPECULOOS që është duke u zhvilluar do ta vazhdojë këtë analizim. Tani ata kanë në plan të mësojnë më shumë rreth eksoplanetëve të rinj dhe atmosferës së tyre.

Triaud shpjegon se është e mundur të studiohet se çfarë gazrash janë të përfshira brenda tyre për shkak të dritës së yllit që kalon në atmosferën e planetëve. “Studimi i atmosferës na lejon të gjejmë strukturën e saj, klimën dhe sa gazra serrë ndodhen,” shpjegoi ai.

810 (1)

Studimi i atmosferës mundëson analizimin sesi këto gazra janë krijuar nga gjeografia e planetit, ose në qoftë se ka jetë ekzistuese në to. Teleskopi Hubble ka filluar të vëzhgojë se çfarë po ndodh në atmosferën e dy planetëve më të brendshëm dhe do të japë rezultatet në vitet e ardhshme.

“A mund të ofrojë jetë ndonjë planet tjetër? Këtë nuk e dimë. Por një gjë është e sigurtë:pas disa miliarda vjetësh, kur Dielli dhe sistemi diellor të mos ekzistojnë më, TRAPPIST-1 do të vazhdojë të jetë i vetmi yll ku jeta do të ekzistojë,” thotë një artikull i publikuar disa ditë më parë.

burimi: wired.co.uk

Subscribe në kanalin tonë në YouTube