NASA nesër do të jap një lajmërim të rëndësishëm... - Business Magazine Albania

NASA nesër do të jap një lajmërim të rëndësishëm…


 

NASA do të mbajë një konferencë shtypi të hënën, për të paraqitur gjetjet e reja për një “aktivitet befasues në satelitin Europa” – më saktë, prova tënjë oqeani mbi sipërfaqe në hënën e ngrirë.

Nëse kjo nuk do të thotë asgjë ndoshta për ju, Europa është një prej hënave të shumta të Jupiterit, dhe konsiderohet një prej kandidatëve më të mirë për jetë aliene në sistemin tonë diellor, kështu që lajmi është goxha ngazëllyes për të dhënët pas shkencës.

Por alienët nuk do të jenë fokusi i lajmërimit të NASA-s.

Ajo që NASA po na thotë deri tani është e turbullt, por ajo thotë se zbulimet janë bërë prej Teleskopit Hapësinor Hubble me pamjet që ai ka nxjerrë nga Europa, dhe kanë të bëjnë me “aktivitet që mund të jetë i lidhur me praninë e një oqeani mbi sipërfaqe”.

Eshtë një lajm shumë interesant, për shkak se shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se ky satelit ka oqeane të mëdhenj me kripë nën koren e tij, por pa dërguar një robot, nuk kemi qenë në gjendje që ta konfirmojmë.

Më herët këtë vit, shkencëtarët e NASA-s përllogaritën se ekuilibri kimik i oqeaneve nën sipërfaqen e Europas – nëse ekzistonin – do të ishte shumë i ngjashëm me ata këtu në Tokë, duke sugjeruar kështu që mund të ketë aty mjaftueshëm hidrogjen e oksigjen, për zhvillimin e formave të jetës.

Po pse shkencëtarët janë kaq të bindur se ka një oqean të lëngët nën sipërfaqen e ngrirë të një sateliti pothuaj 500 milje larg nga Dielli?

Së pari është butësia e pazakontë e sipërfaqes së Europas, si dhe shtëllungat e avujve të ujit që janë parë në sipërfaqen e saj. Dhe vitin e kaluar, shkencëtarët deklaruan se kripa e detit dukej se kishte veshur një pjesë të sipërfaqes.

Zakonisht, shumica e lëngjeve aq larg prej diellit do të ishin të ngrirë, por studiuesit besojnë se Jupiteri ka një tërheqje kaq të fortë ndaj Europas, saqë krijon energjinë e mjaftueshme për të mbajtur ujin në gjendje të lëngët.

Ka gjithashtu shenja se ky aktivitet po shkakton veprimtari gjeologjike të ngjashme me pllakat tektonike në Tokë, që mund të shpjerë në krijimin e rrymave hidrotermike që formojnë jetë – gjithashtu është edhe prova e parë e aktivitetit të pllakave tektonike në një tjetër trup qiellor.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur.”
— Denzel Uashington
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0