NASA krijon nëndetësen për të eksploruar Saturnin - Business Magazine Albania

NASA krijon nëndetësen për të eksploruar Saturnin


Titan, hëna e Saturnit ngjason më shumë me një planet. Aty ekzistojnë retë dhe një atmosferë e ngjashme me të tokës.

Edhe me këto ngjashmëri, ka disa dallime si: oqeanet e metanit të lëngshëm. Pavarësisht natyrës jo të banueshme të Titan, NASA po ndërton një nëndetëse robotike për të eksploruar oqeanet e metanit, për të kërkuar për

Me shume gjasa njerëzit asnjëherë nuk do të jenëshenja të mundshme jete. në gjendje të vizitojnë hënën e Saturnit, por kjo nuk do të thotë se atje nuk mund të mbijetojë ndonjë formë tjetër organizmi. Sipas shkencëtarëve, rrezet e diellit që godasin Titanin duhej ta kishin shkatëruar gjithë metanin brenda 10 milion vjetëve, por në mënyrë të pashpjegueshme ai gjendet ende aty.

Mundësia për të pasur jetë në Titan nuk është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se ka një atmosferë të ngjashme me Tokën. Për të eksploruar oqeanet e metanit, hapi i mëtejshëm është ndërtimi i një nëndetëse pa pilot të quajtur “Titan Sub.”  Titan Mare Explorer (TiME) është emri i këtij misioni të NASA-s, i cili mendohet të realizohet në 2038.

Burimi: acp.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0