NASA: Dremitja për 26 minuta përmirëson performancën në punë - Business Magazine Albania

NASA: Dremitja për 26 minuta përmirëson performancën në punë


Sa është kohëzgjatja ideale për një dremitje? Kërkimet e bëra nga NASA ofrojnë një përgjigje shumë specifike.

Dremitjet kanë pasur një hov të mrekullueshëm kohët e fundit dhe kjo ka ndodhur për disa arsye. Hulumtimet tregojnë se dremitjet rrisin kujtesën, përmirësojnë performancën, e bëjnë trurin tuaj të funksionojë më mirë dhe ulin stresin.

E vërteta është se një punonjës, që merr një sy gjumë ka të ngjarë të jetë më shumë produktiv sesa dembel.

Por vetëm për shkak se hulumtimi ka dalë në përfundimin se dremitjet rritin performancën, nuk do të thotë se shkenca na ka thënë gjithçka që duhet të dimë rreth tyre. Lind një pyetje tjetër: Sa është saktësisht kohëzgjatja ideale për një dremitje? Fatmirësisht, shkenca ka një përgjigje edhe për këtë pyetje.

Një dremitje e vogël kalon nëpër një rrugë të gjatë

Punonjësit e NASA-s kanë studiuar dremitjet për t’u siguruar që pilotët e përgjumur nuk vendosin në rrezik veten apo pasagjerët. Së fundi, Business Insider ka shkruar për kohëzgjatjen ideale të një dremitjeje:

Agjensia hapësinore zbuloi se pilotët që flinin në kabinë për 26 minuta treguan përmirësime të gatishmërisë deri në 54 përqind dhe përmirësime të performancës së punës me 34 përqind, krahasuar me pilotët që nuk merrnin një sy gjumë.

Kur bëhet fjalë për një sy gjumë, kini parasysh se sa më shkurt aq më mirë. Në qoftë se nuk keni 90 minuta ose më shumë për të rikuperuar gjumin e natës së kaluar, shmangni dremitjet më shumë se gjysmë ore. Përndryshe trupi juaj do të hyjë në fazat më të thella të gjumit, duke e bërë më të vështirë zgjimin dhe duke iu lënë më të dobët pas zgjimit.

Lexoni: Si të largoni stresin para kohës së gjumit

Në fakt, edhe 26 minuta mund të jetë kohë e gjatë nëse duhet të hidheni menjëherë në veprim me një mendje të qartë pas zgjimit. Rekomandimi i fundit i NASA-s është se gjumi i energjisë duhet të zgjasë nga 10 deri në 20 minuta.”Do të përfitoni më shumë nga një cikël gjumi i shkurtër, i cili nuk ka pasoja, krahasuar me periudhat më të gjata të dremitjes,” shpjegon Business Insider.

Edhe thjesht mbyllja e syve për pak është e dobishme. Mos u stresoni nëse jeni një nga ata njerëz që e kanë të vështirë të bien në gjumë menjëherë pasi vendosin kokën në jastëk. Siç ka raportuar Elemental, hulumtimet tregojnë se thjesht të pushoni në heshtje me sytë tuaj të mbyllur për një periudhë të ngjashme kohore do t’ju ndihmojnë.

“Fondacioni Kombëtar i Gjumit vëren se zgjimi i qetë mund t’u japë pushim qelizave të trurit, muskujve dhe organeve, duke zvogëluar stresin dhe duke përmirësuar gjendjen shpirtërore, gatishmërinë, kreativitetin dhe më shumë,” përmbledh artikulli. Nëse ju i dini këto përfitime, ka më pak të ngjarë të shqetëspëoheni për aftësinë tuaj për të fjetur kur përpiqeni të dremitni.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0