NASA do të dërgojë gruan e parë në Hënë

NASA do të dërgojë gruan e parë në Hënë

NASA

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) shpalli planet për të dërguar gruan e parë në hënë në vitin 2024.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se plani prej 28 miliardë dollarësh synon të dërgojë përsëri njerëz në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972.

“Ne do të rikthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një brez të ri eksploruesish,” tha zoti Bridenstine në një deklaratë. “Ndërsa ndërtojmë atje një prani të qëndrueshme, ne gjithashtu po krijojmë kushtet për të hedhur hapat e parë njerëzorë në Planetin e Kuq”, tha ai, duke iu referuar planetit Mars.

Misioni i NASA-s për dërgimin përsëri të njeriut në Hënë është pjesë e planit të saj të quajtur Artemis. Astronautët do të dërgohen me raketën e re të NASA-s, Space Launch System (SLS) dhe me anijen e hapësirës Orion.

Zoti Bridenstine u tha gazetarëve se “rreziqet politike” shpesh e kanë kërcënuar punën e NASA-s, veçanërisht para zgjedhjeve të rëndësishme siç janë këto të tanishmet. Nëse Kongresi miraton 3.2 miliardë dollarë për një financim fillestar deri në Krishtlindje “ne jemi brenda planit për një ulje në Hënë në vitin 2024”, tha ai.

Njoftimi i NASA-s për të dërguar një grua në Hënë vjen në një kohë që Presidenti Donald Trump po përpiqet të joshë votueset femra në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ai ka deklaruar se do të emërojë një grua për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, që u nda nga jeta të premten.

NASA

Sondazhet tregojnë se Presidenti Trump është prapa rivalit demokrat midis votueseve femra me një diferencë të madhe, sidomos midis grave të bardha të zonave periferike.

Tre projekte janë në garë për ndërtimin e një moduli hënor që do të transportojë dy astronautë nga anija Orion.

Njëri është projektuar nga firma Blue Origin, e kreut ekzekutiv të kompanisë Amazon, Jeff Bezos në partneritet me firmat Draper, Lockheed Martin dhe Northrup Grumman. Projektet e tjera janë në zhvillim e sipër nga firmat SpaceX dhe Dynetics të zotit Elon Musk.

Pas një fluturimi pa pilot të anijes Artemis 1 rreth Hënës në vitin 2021 dhe një udhëtimi me njerëz të anijes Artemis II rreth Hënës në vitin 2023, anija Artemis III do të ulet në sipërfaqen e saj në vitin 2024 dhe do të qëndrojë atje një javë. Astronautët do ta kalojnë kohën duke mbledhur mostra dheu dhe shkëmbinjsh, duke kërkuar ujë dhe burime të tjera si dhe duke kryer eksperimente shkencore. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0