NASA do ta provojë sërish të nisë raketën drejt Hënës - Business Magazine Albania

NASA do ta provojë sërish të nisë raketën drejt Hënës

NASA

NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën e saj të re drejt Hënës në një fluturim provë, pasi problemet me motorin ndalën nisjen më herët këtë javë.
Pas shqyrtimit të të dhënave, inxhinierët besojnë se tani e kuptojnë pse ndodhi problemi. Ata mendojnë se ka të ngjarë të lidhet me një lexim të pasaktë të sensorit dhe se mund të zhvillojnë një strategji për t’u marrë me problemin në ditën e nisjes. Kjo përfshin fillimin e procesit të ftohjes së motorëve më herët gjatë numërimit mbrapsht. “Ne kemi një rrugë përpara për të arritur atje ku duhet të arrijmë, për të mbështetur nisjen e radhës,” tha John Honeycutt, i cili menaxhon projektin e raketave Space Launch System (SLS) në NASA.

Ndërsa duhet të ishte realizuar vite më parë sipas planit, fluturimi provë me kosto prej 4.1 miliardë dollarësh është hapi i parë i programit të NASA-s për eksplorimin e Hënës. Programi është quajtur Artemis, sipas motrës binjake të Apollonit në mitologjinë greke. Astronautët mund të bëhen pjesë e udhëtimeve që në vitin 2024 për një xhiro rreth Hënës dhe në vitin 2025 për të tentuar një ulje në sipërfaqen e saj.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0